
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve AFP, pas presionit në rritje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian për të arritur një marrëveshje me Serbinë, tha se do t’i rezistojë çdo përpjekjeje për “shantazh” nga ana e Perëndimit.
Ai tha se njohja e Kosovës nga Serbia do t’i ndihmonte Beogradit të anëtarësohej në BE ndërsa kërkoi që presioni ndërkombëtar të bie mbi presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, duke thënë se Beogradi po kërkon kthim prapa në kohë.
“Pengesa jonë më e madhe është këmbëngulja dhe kërkesa e Beogradit për një makinë kohe. Ata duan të kthehen në kohë dhe kjo nuk është e mundur. Kosova është vend i pavarur dhe do të jetë më mirë që edhe Serbia ta njohë Kosovën”, tha Kurti të mërkurën.
Kurti këmbënguli se barra për normalizimin e marrëdhënieve i takon Serbisë, të cilën ai e quajti një “autokraci” që ka lidhje të ngushta me Rusinë dhe po vazhdon të destabilizojë Evropën Juglindore, rrjedhimisht Ballkanin Perëndimor.
Në lidhje me insistimin e BE-së dhe SHBA-ve për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si një mekanizëm që do t’iu jepte serbëve më shumë të drejta dhe garanci, kreu i ekzekutivit tha se nuk mund të shantazhohet e as të frikësohet.
“Ne nuk mund të shantazhohemi. Nuk mund të kemi frikë. Ne jemi njerëz të guximshëm dhe ajo që kërkojmë është trajtim i drejtë, barazi dhe njohje reciproke. Nuk është e drejtë që të bësh presion mbi vendin më pro-evropian, pro-amerikan dhe demokratik në Ballkanin Perëndimor. Presioni duhet të bëhet mbi Beogradin”, u shpreh Kurti.
Ndryshe, Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë, të martën e 31 janarit organizoi një diskutim të mbyllur me përfaqësuesit e shoqërisë civile, institucioneve kosovare dhe partitë parlamentare për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, në të cilin Kurti personalisht nuk ishte i ftuar.
Ky takim i organizuar në Ambasadë ka ardhur në një kohë kur është intensifikuar kërkesa amerikane për themelimin e Asociacionit si parakusht për vazhdimin e negocimit dhe potencialisht arritjen e një marrëveshje bazuar mbi propozimin franko-gjerman.
kuptohet duke dashur te terheq Beogradin nga vetja,ta largoj nga rusia , shba po sakrifikon nje pjese te kosoves.pikerisht Mitrovicen me rethinat ,qe eshte zona me e fuqishme me pasuri nentoksore.
Kurti eshte aq i guximshem sa prishi mardheniet me ameriken dhe BE dhe kur i vajti veza te bytha kerkoi ameriken dhe hni BE ti zgjidhnin problemi qe vet e kokolepsi.
Ne Kosove jetojne 6 etni, pse diplomatet e SHBA -se dhe BE-se kerkojne vetem Asociacionin (shqip: Shoqaten) Serbe ne Kosove?! Albin, mos u terhiq, perpara se te pranosh ripushtimin e Kosoves nga djalli Vucic dhe te damkosesh si tradhtar, me mire jep doreheqjen me nder!
Ty Dardan te ka nxjerre Kurti nga hundet. Kurti kundershton "shantazhin" e perendimit kurse ti i thua te vazhdoje ne sulm...Une te pyes: Po pastaj??? Kurtin une e kuptoj se eshte spiun dhe ndihmon Vuciqin per te mos pranuar planin perendimor, por ty nuk te kuptoj dot fare....
Z. Kurti deri tani eshte ne rruge te mbare. Ai duhet te vazhdoje te qendroje ne detyren ne te cilen eshte zgjedhur. Asosacioni eshte mjaft I demshem per Kosoven. Serbet kane me shume te drejta se shqiptaret ne Kosove, te siguruara nga Plani Ahtisari. Ajo qe kerkojne tani s'ka te beje me te drejtat e tyre por me zaptimin ne nje te ardhme te afert te nje pjese te mire te Kosoves. Shto ketu presionin tjeter qe pritet me vone me ndertimin e 41 manastireve e kishave serbe ( te miratuara qe ne '92 nga Miloshevici) qe do te okupojne sasi te konsiderueshme territori ne Kosove, atehere cfare I mbeti asaj. Per cfare na duhen premtimet e bukura te Europes me nje shtet te tille te cunguar. Prandaj, jo vetem Kurti, por e gjithe politika shqiptare ne Kosove e Shqiperi duhet ti thote njezeri fuqishem Jo asosacionit. Gjithe kjo ngutje e Perendimit nuk behet per te miren e Kosoves, por per te joshur Serbine, te cilen duan ta fusin me procedure te pershpejtuar ne Europe dhe ta joshin me ndihma te majme. Ndersa per Kosoven rezervojne vetem premtime per te cilat nuk e mbajne fjalen, sic ishte rasti i fajles se territorit Malit te Zi me premtimin per vizat.