”Duam Rusinë, jo planin europian”, protesta të dhunshme në Serbi

16 Shkurt 2023, 19:21Rajoni TEMA

”Duam Rusinë, jo planin europian”, protesta të dhunshme

Qindra nacionalistë të linjës së ashpër e mbështetës të Rusisë, u mblodhën në Beograd për të protestuar kundër autoriteteve serbe dhe dialogut me Kosovën. Mes brohorive, “’Serbia, Rusia”, apo “nuk e dorëzojmë Kosovën” protestuesit kërkuan nga qeveria që të tërhiqen nga negociatat për planin franko- gjerman.

Në manifestimin e organizuar nga grupi i ekstremit të djathtë “Patrulla e Popullit”, u panë edhe simbole te grupit rus Wagner dhe shkronja Z, simbol i pushtimit rus të Ukrainës.

Pjesëmarrësit thërrisnin slogane fyese ndaj Vuçiç, të cilin e quajtën “tradhtar”, ndërsa evokuan mësymjen e Rusisë ndaj Kievit, për të lëshuar një paralajmërim për Kosovën.

”Çfarë mendojmë për propozimin Franko-Gjerman? Ne preferojmë Rusinë…Këtë vit në Kiev, vitin tjetër në Prizren”, deklaroi lideri i “Patrullës së Popullit”, Damjan Knezevic.

Pjesëtarë të xhandarmërisë serbe parandaluan manifestuesit e dhunshëm të hynin në presidencë. Paraprakisht turma largoi disa prej barrikadave të vendosura para godinës, dhe qëlloi me vezë. Më pas vërshuan drejt hyrjes kryesore, siç thanë për të dorëzuar kërkesat e tyre ndaj Vucic, kryesorja e të cilave është ndërprerja e dialogut me Serbinë.

 “Nëse ju i druheni trazirave, ju betohem, që jemi të përgatitur për më shumë se kaq”, vijoi Knezevic.  

Presidenti Aleksander Vucic u zotua se shteti do të veprojë me shpejtësi dhe efikasitet kundër dhunës. 

Numri një i Beogradit foli pas një takimi me shërbimet e sigurisë.

“Shteti nuk do të lejojë banditët dhe ekstremistët e ndihmuar nga jashtë, qoftë nga Perëndimi apo Lindja, që të kërcënojnë rendin kushtetues”, deklaroi ai.

5 Komente

  1. A
    Aron

    Do ishte mire qe keta te mblidhnin mendjen nje here e mire te mblidhnin rraqet e te shkonin andej nga kane ardhur per tu ndier me afer atyre qe kane vellezer, sepse qekur dihet qe kane ardhur ne keto zona, vetem sherrin u kane pare te gjithe. Nuk behen njerez.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Artan

      Te marrin me vete edhe keta plehrat ne Shqiperi qe jane me Putanen dhe muzhiket.

      Përgjigjjuni
    2. M
      Mitrovica

      Edhe na t'kosoves duam Turkine e jo planin euroipan.

      Përgjigjjuni
      1. e
        emigranti

        C'te mbjellesh do te korresh. Eshte faji i politikes serbe qe ne menyre te vazhdueshme per mese 1 shekull ka ngulitur ne mendjet e injoranteve superioritetin e popullit serb dhe inferioritetin e shqiptareve. Qe nga koha kur akademiku nationalist serb deklaronte paturpesisht se shqiptaret jane njerez me bisht. Ne fakt si turma e ekstremisteve si Vucic jane ne te njejten linje, por ekstremistet jane ata qe nisur nga budallalleku I tyre po ja heqin masken e te moderuarit, pasi ne mentalitetin e njeriut te thjeshte serb eshte ngulitur mendimi se me dhune mund te fitohet gjithshka kur eshte e paraprire nga propaganda.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Prostituta Kombetare Sali

          Edhe nave na duam Vetem: Rrumpalle, Tallava e Prostitucion!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje