
Nga David L. Phillips & Arbana Xharra*
Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Kosovës kanë shënuar një përkeqësim kohët e fundit. Kryeministri Albin Kurti nuk e duron dot presionin e SHBA-së për implementimin e Asocacionit të Komunave Serbe, e cila do të sillte një decentralizim të pushtetit. Kurti e sheh këtë si një hap drejt fragmentimit dhe e kundërshton Asociacionin. Sigurisht, Kosova është një vend sovran, i cili gëzon të drejtën për të vendosur vetë për politikat e saj, por qasja e Kurtit rrezikon përkeqësimin e marrëdhënieve me SHBA-në dhe dëmton interesat kombëtare të Kosovës. Pa mbështetjen e Uashingtonit, procesi i shtetndërtimit në Kosovë nuk mund të ketë sukses.
Që prej ardhjes së Kurtit në pushtet në mars 2021, ai vazhdimisht ka dashur të krijojë përshtypjen se Kosova nuk është një shtet vasal i SHBA-së. Duke e distancuar Kosovën nga propozimet e Uashingtonit për normalizimin e marrëdhënieve mes saj dhe Serbisë, Kurti ka armiqësuar mbështetësit që ka Kosova në SHBA. Krahas kësaj, ai ka dështuar në përmbushjet e premtimeve të tij si kandidat dhe drejtues i partisë populiste Vetëvendosje për të çuar përpara procesin e njohjet të ndërsjellë me Serbinë.
Kosova është një vendi i vogël me kapacitete të pakta. Asaj i nevojitet mbështetja ndërkombëtare për t'i bërë ballë forcës së Serbisë. Serbia bën siç i thotë Moska për të diskredituar Kosovën. Moska e sheh atë si një projekt amerikan. Pengesat e sjella nga Serbia e kanë izoluar Kosovën, duke e kthyer atë në një geto, pa investime dhe pa mundësi ekonomike. Kosova po ashtu ka dhe një nga ikjet më të mëdha të trurit dhe të rinjve në Ballkan.
Me mbështetjen e Rusisë, Serbia ka qenë e aftë t'i dëmtojë përpjekjet e bëra nga diplomacia e Kosovës. Gjatë dy viteve të fundit, asnjë vend i ri nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Pjesa më e madhe e 117 vendeve, me të cilat Kosova ka krijuar marrëdhënie diplomatike, përfshi këtu SHBA-në, Britaninë, Francën dhe Gjermaninë, e kanë njohur atë që në fillim. Izraeli ishte vendi i fundit që e ka njohur Kosovën si shtet në vitin 2021. Vendet janë në pritje të një marrëveshje për njohjen e ndërsjellë para se të ndërmarrin një hap përpara.
Marrëdhëniet e vështira të Kurtit me të Dërguarin Special të SHBA-së, Gabriel Eskobar, kanë ndikuar në marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Kosovës. Gjatë qëndrimit të tij në SHBA në maj 2022, Kurti nuk u takua me zyrtarë amerikanë. Megjithatë, ai u takua me përfaqësues të biznesit për të promovuar investime në Kosovë. Shpenzimet e Kurtit gjatë vizitës së tij në SHBA ishin të më dha dhe kjo ka shërbyer si municion për kritikët e tij në Kosovë.
Dy muaj më vonë, në korrik 2022, Sekretari i Shtetit, Antoni Blinken e ftoi Kurtin për një vizitë në Uashington. Blinken bëri thirrje për fleksibilitet për sa i përket procesit të kalimit nga targat serbe në ato kosovare. Dy zyrtarët diskutuan po ashtu edhe për premtimin e bërë nga Kosova për implementimin e asociacionit. Në përgjigje të refuzimeve të Kurtit, në nëntor 2022 Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxiu iu refuzua viza amerikanë.
Në një kohë që marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Kosovës kishin arritur nivelin më të ulët të mundshëm, Kurti vendosi që të vizitonte Ankaranë për t'u shfaqur me presidentin turk Erdogan, një autokrat i cili lufton lirinë e shtypit dhe i cili ka burgosur më shumë se 100 mijë kundërshtarë me akuzën e "fyerjes e krenarisë turke". Erdogan po ashtu ka kërkuar që Kosova të dorëzojë mësuesit që punojnë për lëvizjen e Fetullah Gulenit. Pas Iranit, Turqia ka numrin më të lartë të gazetarëve të burgosur.
Futja në NATO është një nga shtyllat e politikës së jashtme të Kosovës. Vizita e Kurtit në Ankara u zhvillua në një kohë kur Turqia po monitorohet nga afër për shkak se ka dështuar në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Afrimi me Erdoganin nuk e ka bërë Kosovën më të besueshme në sytë e anëtarëve të NATO-s, të cilët e konsiderojnë Aleancën më shumë sesa një organizatë sigurie. Ata e shohin atë si një bashkësi vendesh me vlera të përbashkëta.
Gjatë konferencës për shtyp me presidentin Erdogan, ky i fundit i dha leksione Kurtit se si duhej të zhvilloheshin marrëdhëniet me Serbinë. Erdogani bëri thirrje për një qasje paqësore dhe konstruktive nga të dyja palët. Por fakti që Erdogan përpiqet të heqë një shenjë barazimi mes dy vendeve në aspektin moral, është skandaloze, duke marrë parasysh krimet e Serbisë në Kosovë me më shumë se 10 mijë civilë të vrarë, një milion të shpërngulur dhe 1800 të zhdukur.
Ndërkohë që Turqia është një investitor kyç në Serbi, mbështetja që ka dhënë Turqia në Kosovë ka shkuar në drejtim të projekteve që e forcojnë identitetin islamik të Kosovës. TIKA, një degë e Ministrisë së Kulturës së Turqisë, ka shpenzuar dhjetëra miliona për të restauruar dhe për të rindërtuar xhami dhe arkitekturën otomane në Kosovë. Paratë turke atje shkojnë me valixhe në mënyrë që të mos mbeten gjurmë të dokumentuara të fondeve.
Me një popullsi prej më pak se dy milionë banorësh, Kosova ka mbi njëmijë xhami. Bashkësia Islamike e Kosovës po ndërton xhaminë më të madhe në Ballkan. "Xhamia Qendrore" do të kushtojë të paktën do të kushtojë të paktën 40 milionë dollarë me financime nga Drejtoria për Çështje Fetare e Turqisë (Diyanet).
Dhjetë vite më parë, Kurti e kritikoi qeverinë e Kosovës për vendimin e saj për t'i dhënë kompanive turke kontrollin e aeroportit dhe rrjetit të shpërndarjes së energjisë për një fraksion të vlerës së tyre të vërtetë. Sot, ai hesht në lidhje me praktikat e biznesit turk në rajon dhe promovimit të vlerave islamike mes shqiptarëve.
Administrata e Kurtit ndodhet në një udhëkryq. A do ta thellojë ai bashkëpunimin me SHBA-në apo do të anojë drejt sistemeve autokrate, si ai i Turqisë? Nëse shqiptarët e Kosovës e kundërshtojnë Asocacionin, Uashingtoni nuk e shpërfill opinionin publik, por kërkon mbështetjen e saj. Në vend se të lëshojë ultimatime, administrata Bajden duhet të modifikojë deklaratat dhe politikat e saj për të promovuar qëndrime dhe interesa të përbashkëta.
SHBA e mbështeti luftën e shqiptarëve të Kosovës për të drejta dhe pavarësi në vitet 1990. Që Kosova të shpërblejë sakrificat e popullit të saj, SHBA dhe Kurti duhet të bashkërendojnë politikat e tyre për të çuar përpara njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë.
SHBA nuk duhet të ushtrojë presion ndaj Kosovës për implementimin e Asocacionit, çka mund të sjellë tensione mes Kosovës dhe SHBA-së dhe mes Kosovës dhe Serbisë. Nëse Kosova e implementon atë, ajo duhet të kërkojë një trajtim më të mirë nga ana e Serbisë të minoriteteve shqiptare në Preshevë dhe Bujanovc. Simetria në politikat e ndjekura nuk do ta lejojë Serbinë të ndjekë vija ekstreme.
Lajmet për Ballkanin Perëndimor zinin titujt e parë të gazetave në vitet 1990. SHBA mund të ndihmojë për zhdukjen e fantazmave të Ballkanit duke forcuar bashkëpunimin me Kosovën për të arritur normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, duke bërë kështu që Kosova të ketë më shumë njohje në arenën ndërkombëtare. Progresi në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë një prioritet i përbashkët mes qeverive të SHBA-së dhe Kosovës dhe nga të dyja palët duhet të tregohet fleksibilitet.
*Z. Filips është drejtor i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtat e Njeriut në Universitetin e Kolumbias. Ai ka punuar si këshilltar dhe ekspert i politikave të jashtme në Departamentin e Shtetit gjatë administratave të Klintonit, Bushit dhe Obamës. Znj. Xharra është një gazetare investigative, autore e një sërë botimeve mbi ekstremizmin fetar në Ballkan dhe agjendën islamike të Turqisë. Ajo ka marrë Çmimin Ndërkombëtar të Grave të Guximshme nga Departamenti i Shtetit në vitin 2015.
Duhet luajtur win/win dhe nuk mund te kete rruge tjeter. Ose te pranohet asosacioni pse te kerkohet zgjidhje me shkembim teritoresh. Detajet duhet tju takojne specialisteve te te dyja paleve..
NUK ESHTE E VERTETE SE Kryeministri i Kosoves Albin Kurti nuk e duron dot presionin e SHBA-së për implementimin e Asociacionit të Komunave Serbe, por Asociacioni Serb do të sjelle decentralizimin e pushtetit ne Kosove dhe do te pergatise kushtet per ripushtimin nga Serbia. Nepunesit e burokracise se larte te SHBA-se, si puna e ketij Escobari amerikan, vine e sillen ne Kosove sikur jane padrone te Ballkanit. Joe Biden gaboi kur e perkrahu rrugen e luftes qe zgjodhi Presidenti Zelensky ne vend te nje REFERENDUMI POPULLOR nen mbikqyrjen e OSBE_ODHIR dhe OKB-se per zgjidhjen e problemeve kufitare Ukraine -Rusi. Tani qe ka ngecur sharra ne gozhde, per te mos u hapur me tej konflikti serbo-rus ne Ballkan duan te sakrifikojne sigurine e shtetit te njohur prej tyre si i pavarur i Kosoves. Rruga e vetme e zgjidhjes se problemit kufitsr Kosove-Serbi eshte REFERENDUMI POPULLOR i banoreve te zonave kufitare se me ke duan te bashkejetojne: me Serbine apo me Shqiperine. Kosove te Pavarur nuk ka harrojeni! Vete BE ka ne gjirin e vet 5 shtete qe per cudine me te madhe te shekullit nuk e njohin Pavaresine e Kosoves. Cfare prisni prej tyre. Ne keto kushte fati i Albin Kurtit eshte DOREHEQJA me nder apo me turp. Nese e jep per te mbrojtur Pavaresine e Kosoves do te largohet me nder; nese e pranon Asiciacioni Serb do te largohet gjithsesi, por me turp.
O Dardan o koqe kanari. Per te mbrojtur Kurtin dhe rrugen e tij te dyshimte, po kritikon Bajdenin dhe po jep atij ment se cduhej te bente ai ne rastin e Ukraines. Hahahah! Ne thelb je shume konfjuz dhe nuk kupton se "shkembimi i territoreve" ishte pak a shume si referendumi qe permend ti... Ai u sabotua nga Kurti dhe Saliu me udhezim te Vuciqit....Ti e quan nder per Albinin te jape doreheqjen dhe te mos firmose marreveshjen franko gjermane qe mbeshtet nga Amerika, por ne thelb ky veprim do ishte e njejta gje sic beri Albini me "reciprocitetin", qe sabotoi bisedimet, ne mandatin e tij te pare. Pra ti ne vend ta keshillosh Albinin te vazhdoje "luften" per Kosoven, i thua atij te jap doreheje "me nder", qe ne thelb eshte doreheqje me turp. Sidoqofte kjo i sherben vetem serbit dhe ti dukesh i 'skolepsur' me shejtalleqet e UDBES. Asociacioni duhet pranuar dhe te behet sipas kushtetutes se Kosoves dhe per te miren e Kosoves! Persa i perket prespektives se marredhenieve te Kosoves me Serbine do duhet me shume kohe per tu permiresuar dhe ndoshta nuk do permiresohen kurre sepse kemi interesa te ndryshme(te kunderta). Puna eshte qe sot qe kemi ne krah Ameriken dhe Evropen. Ti biem "derrit" ne koke dhe jo te terhiqemi me turp. O sot o kurre! Ti je pak i "cudicem", per te mos thene i "dyshimte". Te lutem na trego borderone....
Une jam historian qe po e studioj tash 50 vjet historine e trojeve shqiptare (1878-2023) dhe jam gati t'i jap mend edhe Mr. Joe Biden, qe eshte nje politikan i zakonshem amerikan. Sa per dijeni, une komentoj ne TemA nga Central America (Chicago), o i nderuar Shpetim, sepse dua t'i shoh nje dite bashke shqiptaret e ndare ne pese shtete ne Ballkan.
Albin Kurti ka marredhenie te shkelqyera me qytetaret e tij ne Kosove. Ka mbajtur nje qendrim duke kushtezuar Asociacionin dhe Tryezat e kota me Serbi me njohjen e Kosoves nga Serbia. Me mire te ike nga pushteti me dinjitet se te paloset me dysh para Serbise si dikush aty poshte tavolines se Open Ballkan.
Albini ben ca i thone amerikanet. A nuk e sheh ai Hashimin se cpo heq? Keto jane lojrat e tyre dhe ai po i zbaton. Albini rrezikon dhe pushtetin e Rames. Prandaj e ka frike rame kurva. Se me Shqiperine e madhe mund te behet ai kryeminister.
Arbana ! Me gjithe konsideratat qe kam per ty, ne kete moment nuk mund te pajtohem me ty. Krijimi i asociacionit serb ne veri do te jete nje vetverasje per Kosoven,. Me krijimin e saj Kosova kurre nuk do te kete qetesi. Se cfare mundesish kemi ne shqiptaret per te realizuar ate qe deshirojme eshte tjeter problem, por te pakten ne kete rast kurre nuk duhet bere amin ndaj ketij propozimi. Fuqite e medha mund te perdorin te gjitha mjetet e shtrengimit politik, pasi atyre nuk u mungon gje, por te pakten ta dine, se ato qe ata duan te vendosin jane kunder vullnetit te shqiptareve. Me keto qendrime "kercenuse" ndaj Kosoves, pavaresisht kontributit qe USA dha per pavaresine e saj, po me dukjet sikur u thote kosovareve ! Po t'mos ishte cadra ime do te ishit bere qull !
Kurti është ka hy me ambicie të mëdha në rrugën e politikës dhe si i tillë tash është rrethin vicioz dhe nuk mund të dal për shkak të interesa personale dhe atyre që e sollën. Është karrierist, vetjak dhe inatçi dhe mendjemadh dhe aspak politik dhe aspak pro perëndimor dhe kundër SHBA-s, BE-s dhe Shqipërisë. Krejt kjo lojë po i shkon për shtat Vuçiqit dhe në fundi Kurti do mbetet cullak.
Arbana ti rilexo edhe një herë ndërsa Z.Philips dërgoja nga një kopje të elaborateve kundër shqiptarëve të Garashanit,I.Andriqit, Vasa Pellagiqit,ASH të Sërbisë e sqaroja edhe elaboratin "grek"të megaloideas.Pas kësaj mun të shkruani diçka.Në fund nëse i ke lexuar opinionet e analistëve me peshë botërore Janusz Bugajsky dhe Daniel Serwer,çka mendon për opinionin e tyre?
Kurtoviçi nuk mund ta mashtroj Ameriken Populli Amerikan nuk jan rrugaq si Vetfundosja
Tradhetaret modern nuk e duan Kurtin, por antishqiptaret....
Nuk eshte Kurti ai qe nxit tensionin me SH.B.A., por e kunderta, presion ky I shtuar pas agresionit rus ne Ukraine. Ne nje kohe qe mbeshtetja ruse per Serbine dhe lufta diplomatike e saj me Kosoven eshte maksimale, mbeshtetja amerikane per Kosoven ka arritur minimumin duke i ofruar Kosoves vetem kerbacin dhe per cudi Serbise karroten, a thua se jane bere pishman qe ndaluan gjaksoret ne ndaljen e genocidit ndaj shqiptareve ne Kosove. Nje gje duhet ta kene te qarte politikanet amerikane qe cfaredo ti ofrojne Serbise, ajo nuk do te heqe dore nga aleanca me Rusine dhe per me keq do te jete e deryruar te mbaje lidhjet nen rogoz. Dhe nje gje - ju lutemi mos na ndihmoni me me diplomate si Grenell e Eskobar. Ne doni vertet te na ndihmoni do t'ju ishim shume mirenjohes nese do te nxisni lidhur me njohjet nga 5 vendet europiane , pasi njohja nga Serbia nuk ka per te ndodhur, te pakten nga kjo qeveri, por edhe nese ndodh nuk do te kishte vlere pasi aleati i saj strategjik Rusia nuk do ta pranonte Kosoven si vend anetar duke shfrytezuar keshtu te drejten e vetos. Si perfundim perfituesi i vetem ne keto kushte eshte Serbia, e cila ( sipas ketij plani ) ne perfundim ushtron ndikim mbi 25% te territorit te Kosoves, duke dobesuar deri ne pamundesi qeverisjen ne Kosove, hyn me procedure te pershpejtuar ne Europe shoqeruar me ndihma ekonomike, duke rezervuar per Kosoven vetem premtime per ta pranuar dikur ne Europe. Ne kete klime a mendoni vertet se mund te gjeni mbeshtetje nga populli shqiptar sidomos kur kercenoni kryeministrin e ndershem demokrat Kurti dhe perkrahni autokratet e korruptuar Rama e Vucic.