
Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova deklaroi se Serbia e ka mbështetjen e plotë të Moskës zyrtare për çështjen e Kosovës, e cila sipas saj duhet të zgjidhet në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe vendimet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
“Rusia mbështet Serbinë në mbrojtjen e sovranitetit, integritetit territorial dhe interesave shtetërore”, ka thënë Zakharova, transmeton mediumi serb, Nova.rs.
Ndër të tjera zëdhënësja e MPJ-së ruse, ka theksuar se Rusia vlerëson marrëdhëniet jashtëzakonisht të mira me Serbinë duke avokuar që të njëjtat të forcohen edhe më shumë.
“Bashkëpunimi ndërmjet Rusisë dhe Serbisë është strategjik dhe Moska dëshiron që ai të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Afërsia shpirtërore e dy popujve tanë ishte baza për zhvillimin e marrëdhënieve tona, të cilat i ndërtuam mbi mirëkuptimin dhe respektin reciprok. Bazuar në këtë parime, ne ende jemi duke zhvilluar bashkëpunimin me Serbinë të cilin e vlerësojmë si strategjikisht të rëndësishëm” ”, shton ajo.
Sakaq, Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç do të takohen me Josep Borrell në Bruksel me 27 shkurt me idenë e një pajtimi të përbashkët në parim për nënshkrimin e Marrëveshjes Bazë të mbështetur në Propozimin franko-gjerman (evropian).
Nuk ka as me te voglin dyshim se rusia cariste dhe serbia fashiste jane te nje gjaku .Kjo e ka ber edhe njerezimin qe te mos hezitoj aspak, Historia shkruan se rusia e ka ndihmuar foshnjen monstrume,te rritet ,zgjerohet te jete fominuese,sepse ne vet gjakun karakterin sllav ky eshte parimi eshte ndjenja patologjike e keti kombi te cmendur ne bote.Populli shqiptar pamvaresisht se eshte 13 milione cdo here kur eshte ndeshur ne luftera,tubime ku eshte vendosur per lirine e kombit tone,eshte ballafaquar me kulcedren e karpateve.Bota perparimtare e ka kuptuar dhe e kupton ,se pamvaresisht egersise rusoserbe,nje popull i vendosur qendron gjigand i pa perkulur i pa trembur ,me besim se do Triumfoj.
Asnje dyshim nuk Ka ne mbeshtetjen teresore ruse ndaj Serbise.Vecse...mohoni kauzen tuaj se mbeshtesni te drejte e popujve ruse ne Ukraine per referendumet dhe luften per Bashkim me rusinePer te njejten ceshtje nuk mund te kete dy qendrime.