Ceremoni madhështore në Ankara, Papa Leone XIV pritet nga presidenti Erdogan

27 Nëntor 2025, 14:51Rajoni TEMA
Ceremoni madhështore në Ankara, Papa Leone XIV pritet nga presidenti

Papa Leone XIV u prit këtë të enjte nga Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në Kompleksin Presidencial në Ankara, në një ceremoni zyrtare të shoqëruar me nderime ushtarake dhe pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë të shtetit.Dy udhëheqësit u drejtuan drejt zonës të ceremonisë, ku u luajtën himnet kombëtare të dy vendeve, të shoqëruara nga shtëna topash.

Më pas u zhvillua prezantimi i delegacioneve, ku Erdogan dhe Papa Leone XIV paraqitën anëtarët e ekipeve të tyre përkatëse. Ceremonia vijoi me tërheqjen e dy delegacioneve për bisedime private në kuadër të vizitës zyrtare të Atit të Shenjtë në Turqi.

Në takim morën pjesë Zëvendëspresidenti turk Cevdet Yılmaz, ministri i Jashtëm Hakan Fidan, ministri i Kulturës dhe Turizmit Mehmet Nuri Ersoy, Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës Hakki Süsmaz, drejtori i Komunikimeve Presidenciale Buranettin Duran, drejtori i Zyrës Private Presidenciale Hasan Doğan, këshilltarë të lartë për politikën e jashtme dhe sigurinë, si dhe guvernatori i Ankarasë Vasip Şahin.

Të premten, Papa Leone do të vizitojë qytetin e lashtë të Nikeas (Iznik), për të përkujtuar 1700-vjetorin e Koncilit të famshëm që përcaktoi parimet e besimit të krishterë. Kredoja e Nikeas, e hartuar në atë takim, mbetet themel i doktrinës për shumicën e katolikëve, ortodoksëve dhe protestantëve sot.

Vizita ishte fillimisht dëshirë e Papa Françeskut, i cili nuk arriti ta realizonte për shkak të përkeqësimit të shëndetit. Papa Leone u zgjodh në prill, pas ndarjes nga jeta të Françeskut.

 

7 Komente

  1. Z
    Z

    BRAVO PAPA ASLLANI , LUANI ,LEONI ,,,

    Përgjigjjuni
    1. A
      Anastasios

      Ç'ështe ki mo, na çpifen katholikët ( atheoi), lan nom neper dynja. Keta nuk perfaqesojn Xristianizmin e vertet, Orthodhoxin e vertet.

      Përgjigjjuni
      1. t
        tini

        FUTJA PORDHES E GRIJ SADHATE>>>

        Përgjigjjuni
      2. G
        Gjergj Fishta I riu

        Presidenti Edrogan asht pika (mbeshtetse) ku presidenti Trump me nje levizje te gishtit te vogel te dores, do te shemb autokracine pa lufte dhe sistemi i ri boteror do te vije mrekulli per njerezimin, pa dallim per te gjithe popujt. Ne rast se kjo pike mbeshtetese nuk (reflekton) ne kahun e duhur( drejt demokracise) do te ket lufte te madhe, ku se fundemi serish deokracia do ta fitoje por duke rregjistruar katastrofen me te madhe te gabimit njerzor, e autokracia do te kendohet ne histori se ishte nje fuqi ne katrore e te keqes se fashizmit. I uroj pune te mbare Atit te Shenjte Papa Leone per perfundimin pa lufte, te kesaje ngarkese te panevojshme te gabimit njerzor.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lo

          Ik o loqe

          Përgjigjjuni
        2. A
          Allah Allah.

          Tobe stravulla c'po na shikojne site nje muhamedan lesh lesh shtrendon duar mes vexhelise muhamedane ne qender te Ankarase. U pordh kjo pune, u bashkua kryqi me gjysme henen kushedi se cfares imbli do te pjellin.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Replike to Allah ...

            Kur ka kryqezime HIBRIDI del i mire , e vertetuar me shkence , prandaj mos u bej merak ???? Jahu - Jarebil ...!!!!

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje