
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç ka thënë se Kosova ka një numër të mjaftueshëm votash për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës, duke pasur parasysh numrin e vendeve që e kanë njohur pavarësinë e saj.
“Kur bëhet fjalë për vendet që e kanë njohur Kosovën, jemi në pozitën më të keqe në Evropë”, tha Daçiç në një intervistë për Politika.rs të dielën.
Sipas tij, Kosova nuk do të kishte të drejtë të jetë anëtare e KiE, meqë thotë se nuk është bërë ende anëtare e OKB-së.
Ndërkaq kur bëhet fjalë për hyrjen e mundshme të Kosovës në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ai thekson se rasti është i njëjtë dhe vendoset me konsensus.
Daçiç theksoi se Islanda si kryesuese është nën presion të madh, “në radhë të parë nga Gjermania, sikurse edhe Irlanda, për ta futur në procedurë çështjen e pranimit të Kosovës”.
“Megjithatë, pasi Islanda organizon një samit të vendeve anëtare të KE-së në prill, pyetja është nëse është në interesin e tyre që ai takim të zhvillohet me mosmarrëveshje”.
I pyetur nëse Serbia mund të bëjë një lëvizje më drastike dhe të tërhiqet nga ai organ, ai shtoi se është e nevojshme të vlerësohet se cilat janë interesat e Serbisë dhe se Beogradi nuk do të pajtohet me pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Procedurat e pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Këshilli i Evropës është organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë. Ky institucion mbron lirinë e shprehjes dhe të mediave, barazinë dhe minoritetet në shtetet anëtare.
Këshilli i Evropës është organ krejtësisht e ndarë nga Bashkimi Evropian.
Këshilli nuk kontrollohet nga BE-ja.
Sipas procedurës, aplikacionin e një shteti fillimisht e shqyrton Komiteti i Ministrave dhe pas shqyrtimit, fjalën përfundimtare e ka Asambleja Parlamentare.
Kjo Asamble përbëhet nga përfaqësuesit e shteteve anëtare.
Pranimi bëhet me votat e 2/3 të shumicës. Këshilli i Evropës ka 47 anëtarë.
Çdo anëtar i Këshillit të Evropës duhet të pranojë parimet e sundimit të ligjit dhe zbatimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut për të gjithë personat brenda juridiksionit të atij shteti.
Me se e vertete Kosova futet ne KE, dhe Serbia do ngelet satelit i federates Ruse bashke me Bjellorusine,Kazakistanin e Kirkizanin.
Pse tani e paske kuptuar ti gjarrper i zi,se Republika e Kosoves,eshte nje realitet qe marshon perpara me hapa vigane drejt Europes dhe Nato?.Eshte gjaku i derdhur ne shekuj qe nuk ka mbetur as nje pellembe toke e Kosoves martire e pa gjakosur me gjakun e te gjithe atyre qe emrin e kane pasur Shqipetar.Brezit tone te ri,i mbeti nje mesazh qe per Lirine,Pavaresine!Integritetin teritorial ta mbrojne me gjakun e tyre ashtu sic e kane mbrojtur te paret tane ne shekuj
Dacic , personifikimi i idjotit ....kaq kohe qe lexoj TemA si nuk kam lexuar nje botim te tij serioze ....behet fjale per komplet debil....