Albin Kurti: Mercenarët e “Wagner” dhe paramilitarwt e Putinit i kemi fotografuar në veri

14 Janar 2023, 20:43Rajoni TEMA

Albin Kurti: Mercenarët e “Wagner” dhe paramilitarwt e Putinit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zbuluar për një gazetë holandeze detaje në lidhje me organizimin dhe ngritjen nga ana e serbëve të barrikadave në Veri.

Kurti tha se ngritja e barrikadave u orkestrua nga Beogradi, ku njerëzit u sollën me autobusa në veriun e Kosovën për qëllime destabilizuese.

Shefi i qeverisë në Prishtinë shtoi gjithashtu se ndër personat e sjellë me autobusë kishte pjestarë të maskuar të Brigadës së Veriut, Grupit Wagner dhe Ujqërit e Natës. Ai nënvizoi se të gjitha provat me foto dhe video janë dokumentuar dhe u janë dërguar organeve ligjzbatuese.

“Njerëzit u sollën me autobusë nga Serbia për të udhëhequr barrikadat. Ne kemi prova se këta janë njerëz të maskuar me shenja të milicisë ruse Wagner, Ujqërit e Natës (një bandë ruse motoçikletash besnike ndaj Putinit) dhe të ashtuquajturës Brigadë e Veriut”, ka thënë Kurti për gazetën holandeze NRC.

Gjithashtu ai shtoi se Prishtina duhet të vendosë sundimin e ligjit në very të Kosovës.

“Ne do të duhet të vendosim sundimin e ligjit në veri të Kosovës për të trajtuar realisht paligjshmërinë atje”, tha Kurti.

2 Komente

  1. k
    kulmi Al bin i i tregon shqiptareve Wagner Trupe !

    si ta kuptojme kte ? Eshte kjo deklarate e Al bin nji kercenim per Shqiptaret e Kosoves ?

    Përgjigjjuni
    1. p
      pretorian.

      Albin shkerrdhata mos bej gergasin, por qeverise Kosoven bazuar ne paqe dhe bashkepunim me fqinjin. Shkerrdhate, mos krijo pengesa dhe mikrokonflikte, sepse nuk ke as bythe, as mundesi dhe asgje ti perballosh budallalleqet e tua otomano turkoshake. Ata qe te dhane lirine, neser ta heqin ate.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje