"Dhuna dhe konfliktet nuk sjellin asgjë të mirë", Abazoviç: Open Balkan i nevojshëm

13 Janar 2023, 15:52Rajoni TEMA

"Dhuna dhe konfliktet nuk sjellin asgjë të mirë",

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç thotë se në vitin 2023, dhuna dhe konfliktet nuk sjellin asgjë të mirë në marrëdhëmniet mes shteteve në rajon.

Në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, Abazoviç nënvizoi se të gjitha shtetet duhet të dialogojnë, teksa shtoi se për këtë, është e nevojshme nisma Open Balkan.


“Absolutisht, nuk duhet të ulet të bisedojë për të drejtat e saj. Të drejtat e saj askush nuk mundet t’i shmangë. Për problemet të cilat i kemi, faza e parë ësdhtë që të ulemi të gjithë së bashku. Faza e dytë është që të krijohet besim te njëri-tjetri, faza e tretë, pas atij besimi, të fillohen të bëhen gjërat e mira për çdo shtet.


Ky është një mesazh universal. Unë me të vërtetë nuk mund ta kuptoj se si ne mundemi të zgjidhim një problem pa dialog? Nuk mendoj se në shekullin 21, vitin 2023, dhuna, arma, ushtria, policia, konfliktet mundet të sjellin diçka të mirë.

Ajo nuk është ideja ime. Dialogu dhe një bisedë e hapur, shumë e sinqertë mund të krijojë një atmosferë të ndryshme “, theksoi ai.

2 Komente

  1. A
    Armend Muja

    Po të pyetej ky sharlatan, do të ribëhej jugosllavia me serbinë si udhëheqëse. Open balkan është madje një serbosllavi, që i kërkon shteteve fqinje të i heqin kufinjt për një ekspansion serb. Cila është loja e Ramës me jevgun me emër shqiptar, vetëm ai e di.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Koqevari nga Anamali

      Ti Abazo viqi gjithçka mundesh u bë por jo shqiptar dhe kurrë i drejtë dhe besnik. Shpjet do shohim fyturën tënde të vërtetë anti komëtare dhe anti perendimore.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje