
Kryeministri Albin Kurti është shprehur se takimet në Bruksel duhet të mbaheshin çdo muaj ndërsa ka folur për dialogun me Serbinë.
Në një intervistë për mediat e Kosovës ai tha se vitin e kaluar janë dakordësuar me presidentin serb Aleksandër Vuçiç se do të takoheshin çdo muaj por që kjo nuk ka ndodhur.
“Më datën 18 gusht të vitit të kaluar u patëm marrë vesh në Bruksel që do të takoheshim çdo muaj. Në shtator kjo nuk ndodhi, por erdhi propozimi franko-gjerman, që e quajmë propozimi i Bashkimit Evropian i mbështetur nga Franca dhe Gjermania dhe nuk pati takim deri më datën 21 nëntor”, është shprehur Kurti.
Kreu i qeverisë tha se beson që është dashur të kenë takime më të shpeshta sepse mospajtimi është i madh dhe besimi i ulët.
“Megjithatë kam shpresë se këtë vit do të këtë një angazhim më të madh të bashkësisë ndërkombëtare e posaçërisht të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në mënyrë që të bëhet më shumë trysni mbi Beogradin”, tha Kurti.
Albin Kurti, ai që e merr pushtetin me zjarr, e dorëzon me turp. Ti e more puishtetin me flakë dhe zjarr në parlament, me turp do të largohesh.
.... ky eshte ARTIST . Rezultati me i mire i qeverisjes se tij eshte heqja e njohjes se Kosoves nga 9 shtete. Xhdo popull ka ne krye udheheqsin qe meriton.
po ca asoc., nese insistojne, njohja fillimisht se duhet nje kontekst per marreveshje si asoc. pastaj, ndajeni kosoven ne prefektura te medha pa fuqi ekzekutive dmth si bashki, quajini asoc. psh asoc veriut, lindjes, jugut, perendimit dhe nje me vete kryeqyteti dhe te mbajne celsat e kashtes serbet pastaj.. boll me pislleqe dhe bota kujdes kur ve barazi bile I jep perparesi agresorit, njesoj so nazistet te kerkonin asoc pas lufte Ku kishte pakica gjermane, po ka pretendime ka vetem kosova nga te zhdukurit, reparacionet etj dhe keto peshojne me shume se assoc serboleve