
Zhvillohet nesër në Tiranë ceremonia e dhënies së titullit “Honoris Causa” për kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviq. Në agjendën e zbardhur nga A2 CNN mësohet se ky titull do t’i jepet gjatë ceremonisë për promovimin e librit të tij “Kritika e etikës globale”.
Fjalën hapëse gjatë dhënies së titullit do ta mbajë profesor Anastas Angjeli, për të vijuar me profesor Ardian Civicin dhe më pas vetë kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq.
Në ceremoninë e promovimit të librit që do të nisë në orën 11-45 deri në 12-24 panelin do ta drejtojë Angjeli dhe pas tij do të mbajë fjalën kryeministri Edi Rama.
Në fund do të mbajë fjalën përshëndetëse kryeministri i Malit të Zi. Në këtë ceremoni do të marrin pjesë edhe përfaqësuesja e Akademisë së Kembrixhit dr. Nora Weller dhe profesorët Arben Cici dhe Përparim Kabo.
Dua te di,a eshte e sigurt academia e shkencave dhe kryeministri qe ky Abazoviciii nuk bene punen e Serbise ne Ballkan?!
Na rikujton kohën e pasluftës së dytë botërore, kur fallangat komunisto-internacionale priteshin dhe dekoroheshin nga komunistët shqiptar. Histori e përsëritur. Kuislingu serb dekorohet në Tiranë për tradhëtitë që ia bëri shtetit që ia dha besimin e kryeministrit. Ky s'bënë dallim nga Kusturica boshnjak që u bë serb, ngase i mungonte identiteti. Vëllau dhe motra u bënë që moti serb, pasi u martuan me të tillë dhe jetojn në beograd.
I shkruani ne kapakun e librit : qe vuri kishen Serbe ne MAL te ZI kur Malazezet nuk e donin.
Dy patericat e Putinit të Serbisë në Mision të përbashkët.
Bravo,per titullin e nderuar z.Abrazovic, Perjeton nje ndjenje teper te vecante,kur ndesh tek personaliteti i ketij politikani te ri,njeriun e guximshem dhe vizionarin e nje demokrati te vertete perendimor.
Abazovic dhe Rama, dy shqipfoles serbofile duke I bere elozhe njeri-tjetrit, te dy miq te Vucicit.
Ne Tirane eshte ulur kembekryq albanofobia.Te nderojsh nje njeri qe eshte kryeminister ne detyre me nje grusht votash,qe vete shqiptaret nuk in dhane atij,se jo vetem nuk eshte shqiptare por eshe serbofil dhe punon ne dam te Malit te Zi,malazezeve,shqiptareve…..Kjo eshte nje TRDHETI kombetare!
Akademia e Antishqiptareve dekorojne Tradhtaret Kombetare,se me cfare motivacioni,kjo dihet.