Këshilltari i lartë i DASH, Derek Chollet: Kosova duhet të përmbushë të gjitha zotimet, përfshirë edhe formimin e Asociacionin e komunave me shumicë serbe

11 Janar 2023, 21:12Rajoni TEMA

Këshilltari i lartë i DASH, Derek Chollet: Kosova duhet të

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, tha se “Kosova duhet të përmbushë të gjitha zotimet në kuadër të dialogut, përfshirë edhe formimin e Asociacionin e komunave me shumicë serbe” dhe se presin që “Qeveria e Kosovës të vendosë disa propozime në tryezë”.

Kështu tha ai gjatë një bisede me gazetarët në Prishtinë.

“Ne besojmë se Asociacioni është një çështje urgjente, është një çështje urgjente në agjendën e dialogut, ka marrë një rëndësi edhe më të madhe pas ngjarjeve të fundit në veri. Presim që Qeveria e Kosovës të vendosë disa propozime në tryezë”, theksoi Chollet.

Ai shtoi se SHBA-ja nuk e mbështet diçka që i ngjan Republika Srpskës.

“Ne nuk po kërkojmë nga Kosova të mbështesë asnjë marrëveshje që nuk është në përputhje me Kushtetutën dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015”.

“Ne besojmë se jemi në një moment kritik. Ne besojmë se Kosova me Serbinë duhet të angazhohen urgjentisht në dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian, i cili po punon drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve të përqendruara në njohjen reciproke”, tha ai.

Chollet tha se SHBA-ja beson se dialogu është mjeti më i mirë për Kosovën për ta siguruar të ardhmen e saj të plotë evropiane dhe euroatlantike.

Ai tha se SHBA-ja dëshiron ta shpenzojë energjinë e saj diplomatike në punën drejt të ardhmes euroatlantike të Kosovës, dhe se do të donin të shpenzonin më pak energji në menaxhimin e krizave.

Chollet tha gjithashtu se mesazhi i tyre për Beogradin është që mos të ketë akte provokuese dhe të punohet drejt shtensionimit të situatës.

Zyrtari amerikan shtoi se marrëdhëniet e SHBA-së me Kosovën “mbeten shumë të forta”, dhe se vizioni i tyre për vendin është “një Kosovë multietnike, e pavarur, sovrane, e sigurt dhe demokratike”, duke shtuar se janë për integrimin e plotë të vendit në strukturat evropiane dhe euro-atlantike”.

“Ashtu si SHBA-ja, edhe Kosova është një shoqëri e larmishme, multietnike dhe ne besojmë se diversiteti i bën vendet tona më të forta. Ne besojmë se Qeveria e Kosovës duhet ta festojë atë diversitet dhe duhet të vendosë politika që sjellin sukses për të gjithë kosovarët, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike”.

Chollet tha se duhet të festohet për të gjitha ato që ka arritur Kosova ndër vite, por shtoi se do të “vijnë shumë sfida”.

“Ne nuk duam ta shohim duke u shpërdorur gjithçka që është arritur dhe nuk duam ta shohim atë potencial të madh, që mendoj se është real, të parealizuar”, tha ai

Para takimit me gazetarë, Chollet takoi liderët institucional dhe të partive politike opzitare në Kosovë./REL

12 Komente

  1. V
    Vetem Asociacion jo

    Popullsija Kosovara 2 milion, serbet e mocaleve 30 mije dhe kerkojne te bejn shtet brenda ne kosove!!!!!! Po 5 milion shqiptaret ne “greqi”, po 800 mije ne maqedoni, po 1 milion ne itali, po 300 mije ne angli, cfare te bejm te krijojm shtete te reja.

    Përgjigjjuni
    1. I
      Ishi i ZaKarovës

      Ne kurrë...vetëm të tjerët po sidomos po qenë serbë mund të bëjnë ça ti dojë kokrra e qejfit! Kte lexoj un prej 15 vjetësh nga SHBA dhe BE... Me aq sa di shkrim e këndim unë dmth Po edhe po ishe analfabet si puna ime nje gje e kupton nga larg: kan 15 vjet qe po i luten serbëve në gjunjë me i bo nji fyt të mir...! Edhe përveç dollarëve dun me i dhon edhe sumën ton

      Përgjigjjuni
      1. b
        ben

        i ke ber llogarit gabim ,jan dhe nja 100 milion shqiptare ne Kine dhe nja 140 milion ne Indi.HAjde pall cari qe qenke hajde.Po shqiptaret ne Turqi pse si permend apo sta mban suma?

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pollogasi

          PO sikur, sikur Popullata Shumicë, shqiptarët e MAQ së Veriut të insistojnë, pa barrikada , për STATUS titullar shtetësie, jo staus minoritarësh të shpërfillshëm, në formë KOSHEREJE BLETËSH, ose autonomie automatike, si do e pranonte perëndimi miqësor këtë kërkesë! Do lejonte Serbinë e jashtme (se e brendshmja është në pushtet - pozitë/opozitë rotative) të bënte kërdinë e Gostivarit 1997, me përligjie se policia do ishte e papërvojë dhe ja secka lau rrugët me gjakun shqiptar... Popull i mallkuar arbnor.

          Përgjigjjuni
        2. R
          Raimond Vlonjati

          Keta suan te bejne Kosoven si Bosnia , qe oastaj nga protestat e serbeve te kthehet ne nje shtet i deshtuar

          Përgjigjjuni
          1. "
            "Clirimatret" po na e fusin

            Po, po dialogu, dialogu duke ju kerkuar kosovareve te falin tokat shqiptare Serbise. Asociacioni i serbeve ne Kosove nuk ka asnje baze legale. Keto jane tokat e Kosoves. Pas asociacionit vjen referendumi i serbeve per t'u shkeputur nga Kosoca. Keta keshilluesit dhe "clirimtaret" (ne fakt pushtuesit e Kosoves) tani e shikojne Kosoven si token e tyre. Per te perfituar, per interesat e tyre ndaj Serbise, i kane premtuar toka ne shkembim te favoreve te tjera. Duket sikur Kosova eshte ne shitje. Keta e terhoqen dhe e terhoqen ceshtjen e pavaresise se Kosoves, duke kerkuar kontroll nga qeverite e Kosoves. Madje i futen ne burg edhe drejtuesit e UCK-se sepse ata nuk ju kane bere leshime ketyre "clirimtareve", my ass. Nuk i lene kosovarer as te krijojne ushtrine e tyre, i kane lene me 5 mije ushtare, ose me pak. Populli shqiptar nuk eshte budalla. Tani duhet te pergatitet te cliroje veten nga nje pushtues shume me i veshtire. Na rrofshin "miqte".

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dardan

              Mr. Derek Chollet, pse i bini dritars te degjoje dera? Bini ne koke Al Binit dhe nxirreni nga politika se eshte kerric.

              Përgjigjjuni
              1. M
                Miradije Hoti

                Jau qift ropt Albin Skenderbe Kurti. Mreti i krejt Shqipetaris.

                Përgjigjjuni
                1. a
                  alphade

                  Asnje iluzion:, Lista serbe ne Kosove eshte nje “Shtet brenda shtetit”, nje shtet autonom brenda Shtetit te Kosoves ……! Prandaj ketu Kosova ka te Drejte qe e kundershton . Por te merresh me targ- gat dhe te vendisesh datat se kur duhet t’i heqin duke ngulur kembe si mushka me kaprice Kanunu- nunore te bsnraktarizmit te huazuara nga Monstra e Vicidolit I cili qe ne fillomet e Luftes ne Kosove e ka sabotuar duke cuar uje ne mullirin Serb sipas porosive te Agjentures serbe ne Beograd …..! Mos u merrni me gjera te dires dyte por me ceshtjet parimore te konddolidimit te pavareeuse dhe sovrani- tettit te Kisoves ! 9-10 vende sado te vogla te jene e kane voten njesoj si fuqite e medha e kane terhequr njohjen e Kisoves si shtet i pavarur e sovran ?! Kjo duhet t’a shqetesoje qeverie dhe shtetin e Kisoves dhe jo te merret me targat ku kerkesa aleateve eshte e thjeshte : shtyje afatin edhe per disa jave apo edhe muaj ! Te krijohen tensione per targat eshte marrezi dhe Beogradi si ekspert i manipulimeve dhe dredhive ne vend qe te skuzohet, akuzon dhe ia arrin qellimit qe t’i mbushe mendjen nderkombetareve se fajin e ka Kosova dhe keta, serbet jane “qingja te urte” ! E vetmja rruge qe perben zgjidhje nuk eshte ndrrimi i kufijve sic e refuzon me te Drejte Kosova por te krijohet nje zone e lire ( Mitrovica Serbe dhe jo lista Serbe) ku te prrfshihet Mitrovica e Veriut, minerat e Trepces dhe Ujmari per 99 vjet te administrohet nga SHBA dhe askush shtet i Europes ! Kjo zone e Lire do te shmange te gjitha debatet e sotme ! “Pakos se Athidsrit I ka ikur Koha …..!!

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Ktyre i intereson Pazaret Politike jo Kosova !

                    Kosova nuk mundet te shndrohet ne nji "Mall" kembimi ne Bursen Diplomatike te Te Forteve . RTe cudit Fakti qe Nderrkombetaret qe bejn Corbe Boten me Diplomatite e tyre , vene ne plan te pare nji Minoritet Serb ne Kosove ,qe De Jure por edhe De Fakto gezon cdo te drejte dhe Te Drejtat qe duhet te gezoj Shteti i Kosoves lihen ne Fund te Listes Diplomacise te Te Fortit ose injorohen fare . Minoriteti Serb ne Kosove nuk mundet te kerkoje me shume se te drejtat e nji Minoroteti ,por tani po Shpifen te tjera Metoda ,te panjohura ne Boten e Minoriteteve ne Bote , duke i dhene Pushtetin qe s'i takon Minoritetit ,qellimi eshte i qarte _ coptimi i Teritorit te Shtetit te Kosoves . Kjo eshte nji Politike destabilizuese ,qe nxit Konflikte te reja ne Kosove ,sepse siedhe dijme per Minoritetet kudo ne Bota ka nji Ligje Nderkombetare dhe serbet ne Kosopve s'kan perse te beje ndryshim . Pra ne te tilla Situtata do ishte e rruges qe Qeverria e Kosoves te bej Krahasimin me Minoritetit e Botes _Ligjin mbi Minoritetet dhe plasi surratit Gringove e kujtedo duke Refuzuar Dialogen e Djallit ,qe mesa duket eshte thjeshte nji Kurth ku Diplomacia e Djallit kerkon ta fuse Kosoven . Hiqni dor , perkohesishte nga Njohja e Serbise ,mos u mashtroni me Premtimet si ben me Shqiperine _me Cekun e Bardhe i cili ishte nji Mashtrim i Turpshen qe rezultoj Apokaliptik per Shqiperine ,dhe ne fudn s'ju afrua asnji lloj Ndihme nga Premtimet e Rajeson dhe Qeverria e tij ,as ne Financimet ne Industru ,as ne Ushtri e ne asnji Fushe tjeter te Ekonomise madje tallen kart deri sot ala me Premtimet Boshe duke xhongluar shtetin Shqiptare dhe mbajtur peng Drejtesine duke mbeshtetut faktorin me injorante e me kriminale ne bendin tone .Ky eshte Realiteti dhe ne si shqiptare na vejn shume keq ,qe Miku jon vetem shitet si i tille por Realiteti duket ndryshe

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Dardania

                      Poliika serbe jep çdo vit qindra miliona lek per shkijet ne Kosove qe ta bejne Kosoven jofunksionale. Po Shqiperia (Nano, Berisha,Meta, Basha, Rama)? Hiq, ata varferon popullin e vet. Politika shqiptare sidomos Kryeminsitri Rama

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        DRENICA E KUQE

                        SHBA dhe bota demokratike duhet ta kuptojnë se Shqiperia eshte e copetuar ne 6 “shtete demokratike”, por asnjëra nuk eshte SHQIPERI e vertete, prandaj ftohen te gjithë miqtë e popullit shqiptar dhe popujt demokratike te botes qe te veprojnë sipas këtij teksti te mëposhtëm, per ta mbështetur “OREN E SHQIPERISE”: Ora e Shqipërisë, nuk po pushon për asnjë çast! Ora e Shqipërisë, i fton Fuqitë e Mëdha, me në krye SHBA, BE dhe NATO-n, që ta përurojnë Shqipërinë, duke i prerë kufijtë e saj të brendshëm. Me këtë gjest politik e diplomatik, njerëzor, nuk ndryshojnë kufijtë e jashtëm të Mesdheut Iliro-Shqiptar dhe del në dritë, siç shihet në hartën tonë: SHQIPËRIA - SHQIPËRI! DRENICA E KUQE

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje