Mbreti i fundit grek, pa funeral shtetëror

11 Janar 2023, 20:40Rajoni TEMA

Mbreti i fundit grek, pa funeral shtetëror

Qeveria greke ka njoftuar se nuk do të ketë nderime shtetërore në funeralin e mbretit të fundit grek, Konstandinit II, i cili vdiq dje në moshën 82-vjeçare.

Kryeministri i Greqisë, Kiryakos Mitsotakis, u konsultua me ministrat në qeveri dhe mori vendimin që ish-mbretit t’i bëhet funerali civil dhe jo shtetëror.

Në njoftim thuhet se Kostandini II do të varroset në Tatoa, ish-pallati mbretëror, ku janë varrosur anëtarët e ish-familjes mbretërore dhe se në varrim qeverinë do ta përfaqësojë ministrja e Kulturës dhe Sportit, Lina Mendoni.

Mënyra e organizimit të varrimit të Konstandinit II ka shkaktuar debat në Greqi, ku familja e tij ka kërkuar një varrim shtetëror, duke qenë se bëhet fjalë për një ish-kryetar shteti.

Kundërshtarët e kësaj ideje, nga ana tjetër, pretenduan se titulli i mbretit iu hoq në referendumet e 1973 dhe 1974 dhe se më pas iu hoq shtetësia greke dhe se një funeral shtetëror nuk do të ishte i përshtatshëm.

Konstandini II është mbreti i fundit grek që e mbajti atë titull nga viti 1964 deri në 1973, kur monarkia u shfuqizua me referendum. Që prej juntës ushtarake të 1967-ës ka qenë në internim në Itali dhe Britani të Madhe dhe në vitin 1994 i është hequr shtetësia greke. Vitet e fundit të jetës i kaloi në Greqinë e lindjes.

Në vitin 2003, shteti grek i pagoi më shumë se 13 milionë euro dëmshpërblim ish-mbretit Kostandini II bazuar në padinë e tij për shtetëzimin e pronave mbretërore. 

5 Komente

  1. K
    Klimax

    Ka qënë në internim?!!!! Hahahaha. Çfarë shkruani?!!!!!!!!

    Përgjigjjuni
    1. D
      D.Didani

      Nje grek eshte internuar ne Angli dhe Itali?(Inter-nim?)

      Përgjigjjuni
      1. E
        Erdogan

        Kaq tru kini you o Klimax dhe D.Didani. Termi greqisht i Internimit quhet Exoria. D.m.th te zbojne jashte Shtetit apo vendit qe jeton. Internim! Nuk ka kuptim sic nuk kane te gjitha fjalet e gluhes (Glosa) Arnaute.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje