
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç vlerëson se marrëdhëniet mes Serbisë dhe SHBA-së janë në rritje.
Megjithatë, Daçiç nënvizoi se nuk do të ketë ndryshim në qëndrimet kyçe të lidershipit serb në lidhje me njohjen e Kosovës dhe vendosjen e sanksioneve kundër Federatës Ruse, shkruan Euronews Serbia.
Duke folur për hyrjen e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, kryediplomati serb u shpreh se Prishtina në thelb nuk i ka kushtet për të hyrë në Këshillin e Evropës, por ka shumicën e nevojshme për këtë, prandaj Serbia nuk ka mundësi ta pengojë.
“Ne nuk mund ta pengojmë hyrjen në Këshillin e Evropës nëse ata kanë shumicën. Pyetja këtu është nëse ata e duan atë,” deklaroi Daçiç.
Ai po ashtu ka bërë të ditur se nëse tentohet që të pranohet Kosova në Këshillin e Evropës, Serbia nuk do të marrë pjesë në të.
Atehere perse I kerkohen Kosoves ti beje leshime ne dem te saj Serbise kur kjo nuk pranon te ndryshoje qendrim, aq me teper kur dihet qe pas marreveshjes Serbise I eshte premtuar futja e pershpejtuar ne Europe ndersa Kosoves pothuajse asgje. Kancelarite perendimore duhet te shtojne presionin mbi Serbine e cila eshte shkaktare e trazirave ne Ballkan.
Ai Vuçiçi duhet ta dije se Kosova eshte shqiptare, madje, deri dhe Vilajeti i Nishit, dhe shqiptaret nuk ia kane friken sepse e kane pushkën plot, top, te UÇK dhe nuk do te ndryshojnë mendim e qëndrim kurrë ndaj Serbise pushtuese e fashiste te asnjë Milosheviçi me çfarëdo emri qe vie ne krye te saj e te Moskes antishqiptare, te cilën e mbështet vetëm Serbia fashiste dhe gjenocidale... DRENICA E KUQE