Abazoviç: Ndikimi rus në Mal të Zi prezent me dekada, ja mënyra më e mirë për ta luftuar influencën e Rusisë

13 Janar 2023, 13:25Rajoni TEMA

Abazoviç: Ndikimi rus në Mal të Zi prezent me dekada, ja

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç pohoi prezencën e ndikimit rus në Mal të Zi teksa theksoi se mënyra më e mirë për ta luftuar është rritja influencës europiane dhe amerikane.

Ai deklaroi se situata në Mal të Zi lidhur me influencën ruse është menaxhuar mirë.

“Është prezent me dekada dhe historikisht. Ka dhe gjëra shqetësuese por unë mendoj se e kemi menaxhuar shumë mirë situatën lidhur me ndikimin rus.

Kemi shpallur non grata shumë prej diplomatëve rusë dhe do e menaxhojmë dhe në të ardhmen. Mënyra më e mirë për t’u luftuar influenca ruse është më shumë influencë europiane, influencë nga SHBA”, tha Abazoviç.

 

2 Komente

  1. N
    Nikolla

    Nje serbofil si Abazovic,meson si te luftohet ndikimi rus?

    Përgjigjjuni
    1. M
      Marko Polo

      Mënyra më e mirë që të pengohet ndikimi rus është që ti mos të bësh koalicion me prorusët! Ti po e bën të kundërtën!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje