Vuçiç i “qan hallin” Kosovës: S’di si do e bëjnë Asociacionin, bie ndesh me Kushtetutën e tyre

13 Janar 2023, 14:00Rajoni TEMA

Vuçiç i “qan hallin” Kosovës: S’di si do e

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një prononcim për gazetarë ka thënë se tashmë është plotësisht e qartë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe duhet të formohet, por se ai “nuk e di se si Prishtina synon të formojë Asociacionin me insistimin në përputhjen e kësaj çështjeje me Kushtetutën e Kosovës”.

“Kur ju insistoni që diçka duhet të jetë në përputhje me kushtetutën e të ashtuquajturës Kosovë, atëherë lind pyetja se çfarë kemi negociuar në radhë të parë. Ne i kemi zhvilluar negociatat pikërisht sepse e dimë se nuk është aspak e mundur të arrihet kjo në përputhje me aktet ligjore dhe legjislacionin e njërit, tjetrit apo një të treti”, tha Vuçiq duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Ai shtoi se i ka përcjellë edhe të dërguarit amerikan, Derek Chollet, i cili ishte dje në Beograd, se nuk e ka të qartë se si Prishtina mendon se po e themelon Asociacionin mbi parimin e përshtatshmërisë me Kushtetutën.

Vuçiç shtoi se i është mirënjohës delegacionit amerikan “që gjatë vizitës në Prishtinë insistoi në zbatimin e marrëveshjeve të akorduara”.

Presidenti serb u tha gazetarëve pas ndarjes së çmimeve për foton më të mirë se dje ka diskutuar edhe për të ashtuquajturin propozim franko-gjerman me delegacionin amerikan.

Megjithatë, ka deklaruar se takimi më i rëndësishëm sa i përket këtij propozimi do të jetë këtë muaj me datën 20 me të dërguarin special të Bashkimit Evropian për Kosovën, Miroslav Lajçak.

3 Komente

  1. A
    Ashtu Kot

    Pergjigja e Kurtit ne kete rast eshte: serbet e Kosoves jane qytere te Kosoves dhe ata do kene te gjitha te drejtat sipas kushtetutes dhe ne perputhje me te drejtat e pakicave sipas konventes evropiane. Ai mund te shtoje se ata do kene po aq te drejta sa kane edhe shqiptaret e serbise ne serbi, bile me shume se ata sepse serbia nuk eshte shtet demokratik. Kurti deri tani ka rene pre e naivitetit te tij qe ka deklaruar se nuk do kete asociacion sepse eshte ne kundershtim me Kushtetuten, duke popullarizuar ne kete kontekst idete e vuciqit dhe jo ato perendimore....

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pollogasi

      Vetëm nocioni ASOCIACION nuk determinon ndonjë formë konvencionale organizimi qoftë edhe shoqëror. Mënyra e funksionimit aktual e këtyre komunave, kuptohet me miratimin e "miqve" është një cinizëm politik dhe e adhuroj pa masë Albinin.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pollogasi i Gërgurëve.

        ZOTI ALBIN ! Këshilltari/ët tuaj kanë ndjekur dërdëllisjet serbe, por edhe mendime të plotëkuptimshme, të cilat duhet të evidentohen. Pa dashje, kryetarja e një partie serbe, nuk më kujtohet emri në këtë cast, gojën plot deklaron pareshtur se - shqiptarët e Luginës jetën e tyre politike etj e ushtrojnë përmes asociacionit të komunave etj. Shumë thjesht dhe e miratueshme edhe për ndërkombëtarët. Shkurt: Trajta dhe substanca e organizimit të shqiptarëve në Luginë le të jetë model (vetëm të kopjohet e të adaptohet) në asociacionet me shumicë. Le të mos trajtohet kjo ide si "RECIPROCITET" se po irritohen niqtë tanë, por thjesht si epigon forme e funksionimi të asociacioneve serbe në Dardani. Me nderime!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje