
Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një konference për media, ka kërkuar shkarkimin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, emri i të cilit u lakua në një skandal financiar në Slloveni.
Prandaj deputeti nga radhët e kësaj partie, Besian Mustafa, ka kërkuar që Prokuroria e shtetit të zhvillojë hetime të detajuara të qarkullimit të parasë së kompanisë së Martin Berishajt, duke i përfshirë në hetim edhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, dhe ministren e Jashtme, Donika Gërvalla.
“Nëse vërtetohen transaksionet financiare të kompanisë së Ambasadorit Berishaj, ku përfshihen edhe transaksionet gjatë viteve 2020-2021 dhe 2022, kërkojmë hetim nga prokuroria e shtetit për Martin Berishaj për të konstatuar nëse ai ka konsumuar vepër penale sipas nenit 383 të Kodit Penal për ‘Deklarim të rremë nën betim’, kur ka dëshmuar pranë komisionit hetimor parlamentar me 17 nëntor 2022, ku kishte thënë për kompaninë e tij ‘MB Consulting’ ‘se është firmë që e ka formuar në vitin 2017 dhe se e njëjta nuk funksionon nga viti 2020’”, thuhet në këtë komunikatë për media.
Ambasadori Berishaj, tash e sa muaj sipas mediave sllovene dhe kroate gjendet në qendër të një skandali të madh financiar. Ai dyshohet se ka pranuar 600 mijë euro nga kompania energjetike sllovene GEN-I, dega në Beograd.
Informacionet e fundit ishin që kryeministri Kurti dhe Presidentja Osmani, kanë marrë para nga Martin Berishaj për kampanjat e tyre të fundit elektorale.
Kështu të paktën kishte thënë Luka Persh, gazetari nga mediumi online Prava.si, i cili riktheu sërish temën e Martin Berishajt në një intervistë ekskluzive për Albanian Post.
Këtë hulumtim të gazetarit Persh, ka komentuar edhe LDK në këtë konferencë për media.
“Siç jeni në dijeni së fundmi gazeta sllovene ka botuar një hulumtim të gjatë, ku hulumtohen lidhjet e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt me kompaninë sllovene GEN-i. Sipas këtij hulumtimi hidhen dyshime se përmes Ambasadorit Martin Berishaj, është financuar fushata elektorale e Albin Kurtit, nga paratë e kompanisë sllovene GEN, me filialet e saja në Beograd, Sarajevë e Tiranë”, thuhet në komunikatë.
Megjithatë shqetësimi i LDK-së është rritur në momentin kur, Albanian Post ka raportuar se është hedhur poshtë padi e Martin Berishajt, ndaj gazetarit të TV Planet në Slloveni, Vitomir Petroviç, i cili shkroi për përfshirjen e Martin Berishajt në shpëlarje parash.
“Shqetësimin tonë e rrit fakti se dje në medie u raportua se padia e Martin Berishajt ndaj mediumit Planet TV dhe gazetarit që raportoi mbi dyshimet për përfshirjen e tij në një aferë financiare, është hedhur poshtë nga Gjykata e Qarkut në Lubjanë, e cila tha se lënda ka pushuar pa efekte juridike”.
Nuk shtrohet pyetja a është financuar por për çdo dyshim të bëhen hetimet e thella. Me vite flitej se të gjitha ato protesta të organizuara gjatë 16 vite dhe dëmet e bëra se kanë mbështetje financiare. Flitej edhe për premtime edhe kushtëzime për vota nga për njerëzit e rrugës dhe dyshimi se disa bizismen - aksioner të firmave të Serbisë kanë qenë pjesë e këti korrupcioni të dyshuar për të cilin thuhet institucinet kanë fakte por e heshtin. Po shohim gjykimet qesharake ndaj atyre që digjnin dhe hedhnin gaz në Kuvend etj. Prandaj duhet të bëhen një herë e mirë hetime dhe të mbyllen dyshimet qofshin ato të vërteta apo gënjeshtra dhe le të dihet se kush qëndron pas parollës "krejt e drejt" e tash kemi "krejt e shtrembët" sepse situata e tashme sociale është tejet e rëndë dhe se zyrtarët partiak po mbajnë nën tension qytetarët e subjetve tjera politike. Skandale ka aq shumë sa nuk mund asesi të maten me ato 20 vite të pas luftë. Nuk është mbajtur asnjë pretim, janë ndal investimet në sferat më vitale të jetës me inflacion dhe varfëri të skajshme. Kjo është e pa parë në demokraci dhe produkt i parollës "KREJT E DREJT". Martianj dhe gjithë tjerët të hetohen.
ME PARA TE SERBISE E RUBLA RUSE ALBINDENOVIQI E OSMANOVIQI BLENE KRYESISHT VOTA TE DIASPORES .BLEU KUTIA ME VOTA TE SAJUARA NGA NJEREZ TE PAGUAR...ME PARA SERBE E RUSE........... KUR KRYETARJA E KQZ KOSOVE DESHI TA HAPTE KETE PISLLEK VJOSA OSMANO IQI E HOQI DHE NE VEND TE SAJ VURI RADONIQIN SPIUNIN E SRBISE PER TE VAZHDUAR LOJEN ...................DREJT SERBISE SE MADHE.....