Vuçiç: Chollet tregoi se dëshiron të dëgjojë Serbinë, i jemi mirënjohës SHBA-ve

13 Janar 2023, 19:01Rajoni TEMA

Vuçiç: Chollet tregoi se dëshiron të dëgjojë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi se këshilltari i lartë i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet tregoi respekt për Serbinë dhe dëshirë për të dëgjuar se çfarë kishte për të thënë pala serbe.

Sipas tij, është e qartë për të gjithë se gjithçka që ndodhi në Kosovë ishte pasojë e veprimeve të njëanshme të Prishtinës, shkruan Euronews Serbia.

“Chollet është një politikan i arsimuar, shumë inteligjent dhe jashtëzakonisht i mprehtë, një njeri që i kupton mirë rrethanat si në botë ashtu edhe në rajon dhe nëse Amerika do të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj Republikës së Kosovës, ne nuk do të kemi dhe nuk duhet të kemi ndonjë iluzion për këtë”, theksoi ai.

Vuçiç shtoi se është diçka e mirë që SHBA-të duan të dëgjojnë se çfarë mendon Serbia, çfarë dëshiron dhe cilat janë pritjet e Serbisë dhe serbëve dhe ka shtuar se për këtë falënderon edhe ambasadorin amerikan në Serbi, Christopher Hill.

1 Komente

  1. D
    Dardan

    Vucic eshte superdiplomat. Duke pasur perballe nje kerric, qe ben si i "forte" pastaj terhiqet si "lepur' sic po e njohim Al Bin Shkurtin, ky do ta ktheje perfundimisht Kosoven si ekonomikisht, financiarisht dhe politikisht ne gjirin e politikes se Serbise se Madhe ne Ballkan.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje