Walker: Vuçiç dhe Millosheviç dëshiruan që bota të mos dëgjonte për masakrën e Reçakut, por s’ia dolën

15 Janar 2023, 14:04Rajoni TEMA

Walker: Vuçiç dhe Millosheviç dëshiruan që bota

Ish-shefi i misionit verifikues të Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë (OSBE), William Walker, në 24 vjetorin e masakrës së Reçakut, ka thënë se kjo masakër ishte moment kthese për Kosovën.


“15 janari i vitit 1999, ishte një ditë me mot të tmerrshëm, kishte borë, akull, ishte e vështirë të ngjiteshim në vendin ku ishin trupat që ishin vrarë një natë më parë. Sot, shikoj diellin duke ndriçuar, qiellin e katër, kjo simbolizon se gjërat definitivisht kanë ndryshuar, jo vetëm simbolikisht”, tha Walker.

“Këtë vit kur ecëm te varret, nuk isha në gjendje të dalloja se cilat ishin familjet e viktimave e cilët ishin njerëz që duan të tregojnë respektin. Çdo vit numri i njerëzve që duan të tregojnë respektin po rritet”.


Ai ka theksuar se Qeveria e Serbisë atëkohë po provonte ta mbante të fshehur masakrën e Reçakut.

“Në Serbi, Qeveria e Beogradit e Milosheviç dhe Vuçiç, nisën të bëjnë gjërat që të kujdeseshin që bota të mos dëgjonte për Reçakun apo ta pranonte versionin e tyre. Por, falë Zotit kjo nuk ndodhi”, shtoi ai.

“Mediumet botërore erdhën, transmetuan pamjet e asaj që po ndodhte në Kosovë, e si rrjedhojë erdhi intervenimi i NATO-s. Është fantastike të shoh atë që është bërë me Reçakun sot, është një vend që ka rëndësi të madhe për mua”.

Ai e përmendi edhe ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, të cilit ia kishte dhuruar një lule tri vite më parë për ta kujtuar Reçakun.

“I dhashë një lule për ta mbajtur në zyre, dhe sa herë ta shihte ta kujtojë Reçakun. Më tha se ashtu ka bërë, tani nuk e di se ku është dhe nuk e di nëse e kujton ende Reçakun”.

“Ajo që dua të them është se çdo vit qeveria qendrore dëshiron të vijë dhe të tregojë se Reçaku përfaqëson shumë më shumë sesa vetëm një regjion, përfaqëson Kosovën”.

Ndryshe, diplomatit amerikan, në 24 vjetorin e masakrës së Reçakut, të premten iu nda titulli “Doctor Honoris Causa”, nga Universiteti Publik “Haxhi Zeka”, në Pejë.

4 Komente

  1. M
    Micotaqis

    Dhe çudia më e madhe, me Gebelsin serb Vučić, lidhi miqësi të ngusht Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama! E lidhi miqësinë megjithëqë Vučić mban qëndrimin që kishte për luftën dhe qëllimet e saj! E mban dhe e mbron me fanatizëm këtë miqësi edhe me çmimin e përçarjes ndërmjet shqiptarëve! Në fund, Rama ose do të dalë hapur tradhëtar ose Vučić do i dhjesë në kokë.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Marko Polo

      Edi i gjatë nuk e tha asnjë fjalë sot!

      Përgjigjjuni
    2. E
      Erdogan

      "Fale Zotit" thote nuk ndodhi! Cfare ka bere me shume Milloshevici nga you colonizatoret ne Ameriken Veriore? Ne ishujt Malvinas ne Argentine? Cfare ka bere me shume Milloshevici nga Qemal Ataturku ne popullsine para Arnaute te Epirit,Ilyrise,Maqedhonise,Ionise ku eshte sot Erdogani? Per cfare "Vlera Demokratike" flisni o qelbesira qe lini Erdoganin te ktheje nje Simbol mijeravjecare si Agia Sofia e ndertuar nga Perandori Ilyre Greke Iustinianos ne 532A.D ne Xhami? Mos kujtoni zoti Walker se bota do you nenshtrohet Youve Anglosaksoneve. A ka hipokrizi me te madhe se te mbeshtesni nje vend pushtues Islamike si Turqia dhe te hiqeni si "Te Krishtere"? Kur kini gjetur "popuj" pa Dinjitet,Nder,Histori (Dignyti,Honor,Istori) Bravo you qofte.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kastriot

        Po e krahason Mesjetën me kohën tonë ti Çnjeriu i minoritarizuar! E kemi çliruar Atdheun, tash mund të lehësh!

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje