Masakra e Reçakut, ambasadori amerikan: Askush mos ta harrojë apo mohojë, SHBA bashkë me aleatët e NATO-s mbrojtën civilët

15 Janar 2023, 11:27Rajoni TEMA

Masakra e Reçakut, ambasadori amerikan: Askush mos ta harrojë apo

“Askush mos ta harrojë apo mohojë atë që ka ndodhur këtu”, ka shkruar në Twitter ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier në 24 vjetorin e masakrës së Reçakut.


“Në përgjigje të kësaj mizorie dhe të tjerave, SHBA bashkë me aleatët e NATO-s, vepruan për mbrojtjen e civilëve të pambrojtur, në emër të paqes, lirisë dhe stabilitetit”, shkroi ai.

Sipas tij, këto qëllime pasqyrojnë vlerat e thella të Amerikës dhe Perëndimit.


“Ne besojmë që të gjithë njerëzit, pavarësisht etnisë apo fesë, meritojnë dinjitetin e të jetuarit në liri dhe siguri”.

Me 15 janar të vitit 1999, forcat ushtarake e policore serbe në fshatin Reçak kishin ndarë meshkujt nga familjet e tyre dhe më pas ata u gjetën të masakruar në afërsi të fshatit në një mal.

Shefi i atëhershëm i misionit verifikues të Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ambasadori amerikan William Walker, vrasjen e 45 civilëve të Reçakut e kishte cilësuar si krim kundër njerëzimit.

“Nga ajo që pashë nuk ngurroj të përshkruaj ndodhinë si masakër dhe krim kundër njerëzimit. Kjo është ngjarja më trishtuese në jetën time”, pati deklaruar Walker.

Masakra e Reçakut shënoi edhe kthesën e luftës së Kosovës, sepse vendet perëndimore, pas përpjekjeve të dështuara diplomatike për gjetjen e një marrëveshje me Serbinë, me 24 mars filluan bombardimet përmes forcave veri-atlantike të NATO-s.

Kjo fushatë e detyroi Serbinë të tërheqë trupat nga Kosova, ku me 10 qershor 1999 filloi vendosja e trupave të NATO-s dhe administratës së Kombeve të Bashkuara (UNMIK).

3 Komente

  1. s
    shqip

    Rrofte Amerika! Barbaret serbe nuk duhet te ekzistojne ne Kosove.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Drejtesia e munguar

      Këtë trgojani Serbisë dhe serbëve se akoma nuk e dinë pse I sulmoi NATO. Kjo tregon se Evropa kurvë mbyllte sytë a hante dreka e darka me Millosheviçin të zgjidhnin çështjen me paqe.... Vuçiç I di këto masakra më shumë se kushdo tjetër por nuk ja tregon serbëve se e vërteta e largon nga pushteti.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tega i Pollogut

        ZOTËRI i NDERUAR ! Zëri juaj është zë i ndërgjegjes së pastër njerëzore. Qofshi të nderuar dhe i kujtuar për jetë në këto caste kur keni empati dhe kurajo të paralajmëroni mendjet shoveniste për defektin e tyre shpirtëror dhe politik. Kolegu yt në Beograd sikur tha dicka të mbrapshtë...

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje