Departamenti Amerikan i Shtetit reagoi përmes një komunikate pas takimit mes sekretarit të Shtetit, Marco Rubio dhe presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, duke e falënderuar Kosovën për përkushtimin e saj në Ballkanin Perëndimor.
DASH vlerësoi rolin e Kosovës si anëtare themeluese e Bordit të Paqes dhe kontributin me burime në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza.
Gjithashtu Shtetet e Bashkuara të Amerikës shprehen gatishmërinë për të punuar me qeverinë e re të Kosovës për të avancuar paqen, stabilitetin dhe prosperitetin ekonomik rajonal.
“Sekretari i Shtetit Marco Rubio u takua sot me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu, një partnere e përkushtuar në Ballkanin Perëndimor. Sekretari falënderoi Presidenten Osmani dhe popullin e Kosovës për të qenë anëtare themeluese e Bordit të Paqes dhe për kontributin me burime në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza. Shtetet e Bashkuara mezi presin të punojnë me qeverinë e re të Kosovës për të çuar përpara axhendën tonë të përbashkët të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit ekonomik rajonal”, thuhet në reagim.
Po Palloshin kur do e takoje? Apo Palloshi pati ate takimin e rendesishem me Ilva Taren dhe ska kohe per te keto takimet e tjera?
Po Rama ku eshte? Aha......
Tedoraqi Rama nuk ka shkuar per foto por për mision sepse ishte ne konferencen e Keshillit të Atlantikut Verior dhe nuk e kishte marr malli per takime kortezie sepse kjo Bajram Bega femer dhe vendi që përfaqëson shteti pa mandat shtet nuk ka asnje vlerë per Ameriken edhe sikur te flere gjithë naten me kete Rubion eshte thjesht takimi sponsorizuar para zgjedhjes se presidentit ne Kosove. Meqe pyet ja ku e ke Ramen mo Ra-qi shiko videon
O "shoku" Rubio po foton me Palloshin e Gjate hajdutin Rama perse nnuk e publikon?