Deklarata e Ramës për liderët e UÇK-së, reagon Gjykata e Hagës

23 Shkurt 2026, 18:20Rajoni TEMA
Deklarata e Ramës për liderët e UÇK-së, reagon

Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, Holandë, nuk pranojnë të komentojnë deklaratën e kryeministrit Rama, bërë në Bordin e Paqes, pak ditë më parë. Interesimit të MCN TV, Dhomat e Specializuara iu përgjigjën: 

"Dhomat e Specializuara janë plotësisht të përqendruara në zbatimin e mandatit të tyre për të siguruar gjyqe të drejta, të paanshme dhe të sigurta. Ne nuk komentojmë deklaratat e bëra nga figura politike ose figura të tjera."

Javën e kaluar, në takimin e parë të Bordit të Paqes, që u mbajt më 19 shkurt, kryeministri Rama u ndal te procesi që vijon në Hagë ndaj 4 ish-krerëve të UÇK-së. 

Rama theksoi se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ishte arrestuar pak përpara se të nisej në Uashington, ku do të nënshkruhej marrëveshja me Serbinë e propozuar nga presidenti Trump, e për më tepër kjo "u bë nga ai prokuror sikar (Jack Smith) që përndoqi edhe vetë presidentin Trump dhe për këtë u bë i famshëm botërisht."

 

Rama tha se Gjykata e Hagës ka dështuar në çdo hap t’u përmbahet standardeve të drejtësisë demokratike, ndërsa iu drejtua presidentit amerikan me kërkesën "le të bëjmë diçka përpara se siç thoni ju, gjëra shumë të këqija të mund të ndodhin sërish."

9 Komente

  1. N
    Nastradini

    Nuk ka bq me te madh se Rama. Gjykata do i denoje rende te katert sepse ne te kundert do interpretohet qe gjykoi nen presion. Dha Rama i Lindes me kapele i dha nje dore denimit te rende te tyre.

    Përgjigjjuni
    1. Y
      Yyyppp Xhixhi

      Ik kor ye qifsha motren ne gurmaz. Kur flet, pse flet, kur nuk flet, pse juk foli

      Përgjigjjuni
      1. a
        armand

        Nastradin e kishe barsaleten e dites kete ? Nje gjykate e mbushur me burokrate parazite qe ne vendet e tyre te origjines po te dalin dhe argumentojne denimin e dikujt ne te njejten menyre si po' bejne me komandantet e UCK diten tjeter gjenden pa' pune se ministria e drejtesise ju heq te drejten e ushtrimit te detyres. Ke degjuar ne historine e vendeve demokratike te mbaher robi 6 vite ne paraburgim ? Hajde leri llogjet se Rama mund te "kete" shume te keqija por kur flet jashte Shqiperise di se c'thote .

        Përgjigjjuni
      2. S
        Sela

        Nastradin je biri i Saliut ?

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shvejku...

          Nastradini eshte ai zari Zen sypeshkaqenit Bledian Koka.

          Përgjigjjuni
        2. M
          MALLAKASTRIOTI

          Më butë nastradin efendi më butë, Z,rama eshtë kryeministr Dhe përfaqsoi kombin shqiptar në bordin e paqes në Uashington, Nëse nuk do e ngrinte ktë problem të 4 heronjve të Kosovës në atë takim shumë të rëndësishëm, me njeriun më të fuqishëm të botës presidentin e sh.b.a Kush tjetër përveç atij do e bënte më mir. Edi rama eshtë njeriu i duhur në kohën e duhur për kombin shqiptar.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Klimax

            E drejta e Ramës si politikan dhe mbi të gjitha si kryeministër është që të respektojë me heshtjen e tij zhvillimet e një procesi gjyqësor! Në të kundërt, komentet, ndërhyrjet dhe aq më keq kërcënimet ndaj grupit gjykues janë shkelje e ligjshmërisë ndaj pavarësisë së drejtësisë!

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shkelqimi

              Nastradini eshte vete Sali non grata!

              Përgjigjjuni
              1. S
                SOKRATI

                Nastradin SaliRrota, që të pështyn e gjithë bota! Nuk u lë të qetë helmi i urrejtjes, që ua injektoi doktorMortja, që nga themelimi i bandës! Ky helm, helmi i urrejtjes për kundërshtarin, u ka ngrënë keq shpirtin dhe mishin, u ka bërë budallenj të rrezikshëm, u ka bërë copa-copa, aq saqë këmbët i kini nga koka dhe kokën aty ku fillojnë këmbët... Populli i mençur i Shkodrës thotë një shprehje të famshme për fisin tuaj: "Budalla flet, po s'di çka thotë. I mençuri di, por nuk flet (sepse humbet kohën, duke u marrë me njerëz idiotë)!...

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje