Kur kanë mbetur më pak se dhjetë ditë nga afatet kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar një takim me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, në kuadër të përpjekjeve për koordinim parlamentar.
Gjatë takimit u theksua nevoja për bashkëpunim në mënyrë që të sigurohet votim i suksesshëm për zgjedhjen e Presidentit, duke pasur parasysh se në seancë kërkohen së paku dy të tretat (2/3) e votave të deputetëve të Kuvendit.
Po ashtu, u diskutua për zhvillimet politike në vend dhe në rajon, si dhe për domosdoshmërinë e hapjes së një kapitulli të ri komunikimi dhe dialogu konstruktiv ndërmjet qeverisë dhe opozitës, në funksion të forcimit të pluralizmit partiak dhe demokratik.
“Gjatë takimit u diskutua nevoja për bashkëpunim mes deputetëve për të siguruar votim të suksesshëm, duke pasur parasysh se nevojiten së paku 2/3 e votave të Kuvendit në seancë. U diskutua gjithashtu për zhvillimet politike në vend dhe më gjerë, si dhe për nevojën për të hapur një kapitull të ri të komunikimit dhe dialogut konstruktiv mes qeverisë dhe opozitës, në të mirë të Republikës sonë dhe pluralizmit partiak e demokratik. Natyrisht, temë e bisedës ishte edhe çështja e zgjedhjes së Presidentit, për të cilën kanë mbetur vetëm 10 ditë sipas afateve kushtetuese”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit.
Çështja e zgjedhjes së Presidentit ishte temë qendrore e bisedës, duke qenë se afatet kushtetuese po afrohen drejt fundit.
Ndërkohë, kryeministri Kurti ka paralajmëruar se sot, më 23 shkurt, do të takohet edhe me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, për të vazhduar konsultimet dhe koordinimin parlamentar lidhur me këtë proces.
Shpresojm qē kryeministri Kurti tē mos propozoj Akbulena Haxhiun dhe pēr Presidente, pasi Brikena big brother vip Albania 5 ēshtē e disponueshme pēr kētē funksion, dhe shum shtete Arabe do njihnin panvarsin e Kosovēs.Vjosa vetēm sukses korupsioni korri gjat ushtrimit tē kētij funksioni.