Bordi i Paqes/ Medlir Mema: E rëndësishme pjesëmarrja e Kosovës dhe Shqipërisë, vendet treguan zgjuarsi që pranuan ftesën

22 Shkurt 2026, 07:50Rajoni TEMA
Bordi i Paqes/ Medlir Mema: E rëndësishme pjesëmarrja e

Profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Medlir Mema ka folur mbi pjesëmarrjen e Shqipërisë dhe Kosovës në Bordin e Paqes.

Mema vlerësoi pjesëmarrjen dhe mendon se nga ana e Kosovës është edhe më e nevojshme, sepse kërkon të forcojë, sipas tij, legjitimitetin.

“Për Shqipërinë dhe për Kosovën sigurisht që është e rëndësishme pjesëmarrja në këtë bord. Sidomos për Kosovën është e rëndësishme, sepse kërkon legjitimitet. Edhe për këtë arsye çdo anëtarësim në çdo lloj organizimi i shton legjitimitet, dhe sidomos kur është i përkrahur edhe nga SHBA.

Në këtë kontekst, për Kosovën dhe për Shqipërinë është shumë i rëndësishëm. Domethënia sigurisht nuk është rastësi, por SHBA kanë ftuar 50 vende, si dhe Rusinë dhe Kinën. Nuk është një ftesë ekskluzive, por një ftesë për shkak të rakordimit me SHBA. Nuk duhet ta fryjmë pjesëmarrjen. Shqipëria dhe Kosova me zgjuarsi e pranuan dhe bënë mirë.”-tha Mema. 

2 Komente

  1. I
    Igor

    SHBA,ja krijoj nji truk per te mbledhe nji buxhet kurse goja dote investohet per Gazen qesharake kur sejcili e din se Gaza doti mbetet Izraelit dhe Amerikanet dote ndertojne nji baze ushtarake per ti ndihmuar Izraelit nga afer dhe te krijojne nji Izrael te madh,tani mbetet vetem shperndarja e popullates Palestineze ne vendet e tjera ku Shqiperia dhe Kosova dote detyrohen te pranojn ,se cka thot ky profesori nuk me intereson ai flet per nji teori une flas cka di une dhe dota shohim kush tregon te verteten tani dote filloj lufta ku Injorantet dote zgjohen nga gjumi por me vonese.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Trupa në lindjen e mesme

      Kryeministri Rama është treguar i nxituar që të dërgoj trupa në Gaza, pasi siq dihet Berisha kritikon Rusin, Kinën, Bjellorusin, Venezuelën dhe Serbin, shpeshëher në ditë, dhe këto shtete do kërkojn të vritet ndonjë ushtar ynë në këtë vënd sa herë ta tepron kreu PD-së.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje