Rama: Vizita në Kosovë, takime pozitive me Osmanin dhe Kurtin

22 Shkurt 2026, 10:35Rajoni TEMA
Rama: Vizita në Kosovë, takime pozitive me Osmanin dhe Kurtin

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se vizita e tij në Prishtinë, në vigjiljen e Ditës Kombëtare të Pavarësisë së Kosovës, ishte shumë e veçantë, veçanërisht pas zhvillimeve të fundit lidhur me prokurorinë e Hagës dhe pas votëbesimit të qeverisë së re të Kosovës.

Në rubrikën “Shënimet e Javës” në Podkastin “FLASIM”, Rama u shpreh se shkaku i vizitës ishte ftesa e profesor Ahmed Shalës në promovimin e librit të tij “Kur heshtja flet”, një vepër që, sipas tij, duhet lexuar për të kuptuar më thellë procesin në Hagë kundër udhëheqjes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

"Shumë e veçantë ka qenë vizita e kësaj here në Prishtinë, në vigjiljen e ditës kombëtare të pavarësisë së Kosovës, pas bombës së prokurorëve të Hagës mbi Kosovën, si edhe po ashtu pas votëbesimit të qeverisë së re të Kosovës në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Sebepi i kësaj vizite ishte ftesa e një miku të kahershëm dhe burri fisnik nga prishtina  profesor Ahmed Shalës, në promovimin e librit të tij “Kur heshtja flet”, një libër që duhet lexuar për të mësuar më shumë dhe kuptuar më thellë mbi procesin në Hagë kundër udhëheqjes së UÇK-së.

Por takimet me Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti ishin tejet pozitive, qoftë për nga këndvështrimi i harmonizimit të angazhimeve ndërkombëtare me Vjosën, qoftë për nga këndvështrimi i rritjes së bashkëpunimeve kombëtare me Albinin.

Qershia mbi tortë ishte bashkëbisedimi me studentët e Universitetit “Hasan Prishtina” dhe me nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri”, të cilët i ftova me shumë kënaqësi në Tiranë për të vazhduar komunikimin tone të filluar më herët.

Ndërsa të nesërmen, më 17 të shkurtit, telefonata e përvitshme e urimit të pavarësisë që marr nga Haga ishte posaçërisht emocionuese këtë herë, pas asaj çmendurie të prokurorisë speciale. Por zëri i Komandantit nga burgu i padrejtësisë ndërkombëtare ishte realisht, sinqerisht, më i qetë se asnjëherë. Në fillim e në fund të bisedës, Hashimi më përsëriti fjalinë: “Unë e kam fituar përjetë lirinë dhe kudo të ndodhem, atë nuk ma merr dot kurrë, askush!",- tha Rama.

6 Komente

  1. P
    Prishtina e shaqirit dhe fejzullahut

    Mund ti shesim Kosovēs 50 autoblinda SHOTA, kosovēs.1 tank, 1 helikopter, 1 f16, pasi tani pēr tani me armatimin qē blen nga Turqia, ka pamjen e Preshevēs.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Muc Xhepa, diplomat karriere dhe prozator

      iku ky psikopati te shese pordhe tashti ne kosove, a mjere shqiperia ne dore te kujt ka rene

      Përgjigjjuni
      1. T
        Të faka satëme

        Shko more idiot, ku është niveli jot të krahasohet me Kryeministrin

        Përgjigjjuni
    2. G
      Gabim i madh i Kurtit

      Kurti bëri një gabim të madh që e priti Ramën në Prishtinë. Ky i fundit e ka luftuar atë që tash e 5 vjet. Ditë për ditë, minutë pas minute. Ishte po ky që kërkoi edhe ngritjen e Gjykatës speciale. Dhe ja tani rezultati. Për gjithçka janë kundër.

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fatosi-kosove

        O gabimi i madh i kurtit, si ste vjen turp te shfaqesh ne media more serbofil i kalbur, kurrci paska ba gabim qe eshte takuar me Ramen ndersa kur eshte i rrethuar me udbash ku gatibte gjithe ministrat i ka nga pjella e udb-s e deri te presednikja prandaj ka edhe militant si qifti yt qe sdo mend se çenke nje mbeturine serbofile.

        Përgjigjjuni
      2. G
        Gabimi gabimit

        Gabim i joti o trap. Lere Kurtin te beje ate qe mendon.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje