Mori pjesë në vrasjen e shqiptarëve, serbi dënohet me 13 vite burg në Kosovë

23 Shkurt 2026, 15:16Rajoni TEMA
Mori pjesë në vrasjen e shqiptarëve, serbi dënohet me 13

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur edhe një herë fajtor D.A., duke e dënuar me 13 vjet burgim për veprën penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile. Vendimi u mor në rigjykim, pasi çështja ishte kthyer për rishqyrtim nga Gjykata e Apelit.

Aktgjykimi u bë publik të hënën nga kryetari i trupit gjykues, Vesel Ismaili, së bashku me anëtarët Lutfi Shala dhe Violeta Namani-Hajra. Sipas gjykatës, koha që i akuzuari ka kaluar në paraburgim do të llogaritet në dënimin e shqiptuar, ndërsa masa e paraburgimit do të vazhdojë deri në momentin kur aktgjykimi të marrë formë të prerë, por jo më gjatë se kohëzgjatja e dënimit.


Përveç dënimit me burg, i dënuari është obliguar të mbulojë edhe shpenzimet procedurale, përfshirë një shumë prej 200 eurosh për procesin gjyqësor dhe 100 euro për Fondin për Kompensimin e Viktimave të Krimit, të cilat duhet të paguhen brenda 15 ditësh nga plotfuqishmëria e vendimit. I dëmtuari në këtë rast është udhëzuar që kërkesën pasurore-juridike ta ndjekë përmes procedurës civile.

Rasti kishte përfunduar me të njëjtin dënim edhe më 2 shkurt 2024, por vendimi ishte anuluar dhe çështja ishte kthyer në rigjykim nga instanca më e lartë. Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale në nëntor 2022, D.A. dyshohej se gjatë periudhës janar–qershor 1999, në bashkëpunim me pjesëtarë të Policisë serbe dhe grupe paramilitare, kishte marrë pjesë në dëbimin dhe zhvendosjen me forcë të qytetarëve shqiptarë nga Prishtina dhe zonat përreth. Ai ngarkohej me përgjegjësi edhe për plaçkitje sistematike të pronave, djegie të shtëpive me qëllim dëmtimin e pasurisë së shqiptarëve, si dhe për keqtrajtim fizik e psikik të civilëve.


Aktakuza e bënte përgjegjës A.D. edhe për plagosje e vrasje, përfshirë rastin e një ekzekutimi të ndodhur më 20 prill 1999 në fshatin Butovc të Prishtinës. Sipas përshkrimit të prokurorisë, viktima ishte qëlluar me armë automatike, ndërsa një i mitur ishte detyruar nën kërcënim që ta mbante trupin e pajetë, pavarësisht lëndimeve që kishte pësuar më herët nga i akuzuari.

Veprimet e përshkruara në aktakuzë cilësohen si shkelje të ligjeve të aplikueshme vendore, zakoneve të luftës dhe Konventave Ndërkombëtare të Gjenevës me protokollet përkatëse shtesë. Sipas dispozitave të aplikuara, D.A. është shpallur fajtor për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”, sipas nenit 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të ish-RSFJ-së.

6 Komente

  1. R
    Rrup Tupi

    13 vjet shumë e kanë dënuar! Në fund të fundit shqiptarë në tokēn e tyre ka vrarë! Nuk bëhet nami,sigurisht! Hashimi,Jakupi ,Rexhepi ,Kadri Veseli do të dënohen 45 vjet secili. Normale,apo jo?! Sepse ata luftuan kundër Serbisë dhe ky veprim për gjykatat përbën krim. Por,dhe një por e madhe,asnjë serb nuk dëshmoi kundër këtij serbit...kurse për 4-tërshen e UÇK-spiunët shqiptarë deri në qeveri mbajtën rradhën kush të spiunonte më parë. Ky është ndryshimi.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Moisi Golemi

      Ata që dëshmuan kundër katërshes, nuk ishin shqiptarë. Ishin pjella sllave, turke e magjype, që flisnin shqip.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rrup Tupi

        Edhe kështu duhet të jetë...

        Përgjigjjuni
    2. q
      qelebia

      Na u bë nami! Nga13 vjet burg do iu jepej 4 shqiptarëve sikur të kishin pordhur në ndonjë kafene serbi të Kosovës. Motovimi: Presion ndaj popullatës serbe dhe përhapje mosdurim nacional

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rrup Tupi

        Ke të drejtë...koment i spikatur.

        Përgjigjjuni
      2. X
        Xha Jaho

        Po pse lodheni kot o zgjebsa, me mire lereni te lire, harram e paçi qumeshtin e nenes.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje