Diplomati austriak: Ekziston rreziku që tensionet në Kosovë të shndërrohen në një konflikt të armatosur

30 Shtator 2023, 14:57Rajoni TEMA

Diplomati austriak: Ekziston rreziku që tensionet në Kosovë

Diplomati austriak, Wolfgang Petritsch, njëherit ish i dërguari i Bashkimit Evropian për Kosovën beson se Kosova aktualisht po përjeton “krizën më të rrezikshme” që nga shpallja e pavarësisë dhe se gjërat lehtë mund të dalin jashtë kontrollit dhe të shkatërrojnë gjithçka që u arrit në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbinë nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Duke komentuar ngjarjet e 24 shtatorit në Manastirin e Banjskës, Petritsch, thekson se konfrontimi vetëm do ta kthej rajonin prapa, prandaj ajo që duhet të ndodh tani, sipas tij, është një përpjekje e re e Brukselit për të rikthyer të dyja palët në tryezën e bisedimeve.

“Normalizimi është thelbësor, sepse do të krijonte parakushtet për përparim ekonomik. Kjo është ajo që njerëzit duan, jam i sigurt”, ka thënë ai në një intervistë për Demostat.

Diplomati austriak ka vlerësuar se ekziston rreziku që rritja e tensioneve në terren të shndërrohet në një konflikt të armatosur.

“Ekziston një rrezik i tillë, por Brukseli dhe Uashingtoni janë të gatshëm të parandalojnë çdo përshkallëzim. Ne nuk duhet të kthehemi në luftërat e së kaluarës”, theksoi ai.

I pyetur se kush është fajtori për përkeqësimin e situatës së sigurisë në Kosovë, Petritsch tha se në çdo tension “gjithmonë ka dy palë”.

“Unë e shikoj këtë si një vëzhgues i jashtëm dhe më duhet të them se BE-ja duhet të veprojë më me vendosmëri dhe të mos lejojë që situata e sigurisë të përkeqësohet më tej”, ka shtuar ai duke shtuar se komuniteti ndërkombëtar, veçanërisht BE-ja dhe SHBA-ja, duhet të detyrojnë të dyja palët t’i kthehen dialogut.

3 Komente

  1. e
    emigranti

    Pra " diplomati austriak " po barazon agresorin me viktimen dhe na sugjeroka qe palet te ulen sa me pare ne bisedime ( pa u ndeshkuar me pare agresori ) , ashtu si eshte vepruar deri tani qe ne vend qe Serbia te jepte llogari per krimet e genocidin e kryer ne Kosove deri ne nderhyrjen ushtarake te NATO- s. Dhe perseri, sipas " diplomatit " Borell e Lajcak te vazhdojne ti bien fyellit ne te njejten vrime qe Kosova duhet te shperbleje Serbine me asosacionin dhe Kurti eshte fajtori per gjithshka. Jo z. Diplomat Vucici eshte ai qe duhet ndeshkuar. Te pakten ti ndalohet kontrabanda e naftes e gazit rus.

    1. F
      Flamur Struga

      Ndermjet Republikes te Kosoves dhe rusoserbeve,asgje nuk eshte mberrir,pos humbjes te kohes.Mbase diplomati austriak do te thote qe : pala serbe ka qen gjithmone fitimtare,ngase nuk nenshkruajti dhe as zbatoj premtimet e bera si ne Uashington, Bruksel ,Oher,..Ke e llogarit fitore,arritje ambasadori?Ambasadoret e europes (shumica)e keni ledhatuar,i keni dhene cokollata kuocedres ruso serbe?perse zoteri perfshire edhe ty?Ju e keni menduar se populli shqiptar nuk ka burra me mendje te arte,ka ushtare,police me zemer luani?kjo ka qen dhe kjo mbetet ne kokat tuaja ngase ju e keni favorizuar cakejt rusoserb,ku gjithmone lotet e tyre i kani llogaritur se e bejne nga dhimbja.Europa plake,kurr nuk eshte bazuar ne plaget reale te popullit heroik te RK(pos Angli,Gjermani ,Itali..) dhe ndonje tjeter.Tani ju ipni parashikime te cilat pooulli shqiptar i sheh i vlereson si nje realitet te hidhur,prandaj organizimi,pregatitja e shume kuadrove ne Qverine e Vjosa Osmani,Albin Kurti,jane lartesite e dalluara si nga policia ushtria,dhe populli i pa frikshem nuk do te befasohen.Per kete "befasi" fajtore jeni ju miqet e rusise cariste me francen e balle.Rrezikun populli yne e ka patur si nje fenomen qe i ka percjellur kemba kembes te gjithe gjeneratat nga 1878 e deri sot ne shtator 30 te 2023.ua dhjefte qeni diplomat se per njerezimin per paqe ,liri barazi nuk ke punuar.Ushtria,policia mbare kombi shqiptar eshte i gatshem per sfida,te cilat ata nuk i duan por ja kokat e cmendura te putinit vucicit aleatet e tyre ku deshirojne ...Ne do te triumfojme dhe per kete jemi shum te bindur.

      1. R
        Raimond Vlonjati

        Karagjozi Diplomat Austriak, e paska zene frika, segjasme do ekte konflikt. Austria eshte kthyer ne nje shtet qesharak, dhe servil te politkes Ruse e serbe Nuk ka lufte ne Kosove o Austriak legeni, se eshte Nato aty qevetem shkak do qe t a ktheje Serbine ne nje hale turke. Ndaj mos e kij ate merak o servil i Serbise,

        Lini një Përgjigje