Diplomati slloven për situatën në Ballkan: Serbia po vazhdon bashkëpunimin me Rusinë, ka takime të rregullta me zyrtarët e Moskës

24 Janar 2024, 11:56Rajoni TEMA
Diplomati slloven për situatën në Ballkan: Serbia po vazhdon

Diplomati slloven, Marko Makovec, i cili është drejtor për Ballkanin në Shërbimin e Jashtëm ka bërë të ditur se situata në veri të Kosovës nuk po përmirësohet dhe tensionet, sipas tij po vazhdojnë të grumbullohen.


Ai përmendi përshkallëzimin e dhunës në muajin maj në veri dhe sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.

“Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën përmes zbatimit të shpejtë të të gjitha angazhimeve të dialogut të lehtësuar nga BE-ja, duke përfshirë marrëveshjen për rrugën e normalizimit dhe zbatimin e aneksit, mbetet i qartë.

Kjo vjen me përgjegjësinë për stabilitetin rajonal, ku përgjegjësia për sulmet e ndodhura më 24 shtator mbetet jashtëzakonisht e rëndësishme”, tha ai në Komitetin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian.

Serbinë ai e cilësoi si shtet të rëndësishëm në rajon si për çështje të stabilitetit, ashtu edhe jostabilitetit.

Makovec përsëriti dosmodoshmërinë që ky shtet të përshtatet me politikën e jashtme të BE-së sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë dhe konfirmoi se pikërisht kjo çështje ka pasoja për procesin e integrimin të Serbisë në BE.

Ai po ashtu ka nënvizuar se Serbia po vazhdon bashkëpunimin e ngushtë me Rusinë dhe ka takime të rregullta me zyrtarët e Moskës.

3 Komente

  1. R
    Rama Vučić

    Rama ia hap dyert Serbisë megjithëse është krejt e qartë çka bën Serbia dhe ç'synim ka! Historia po shkruhet dhe shumkush do të dëshiroj në të ardhmen që ta fshijë këtë që po ndodhë! Kush mburret sot se takoi Milosheviçin?

    Përgjigjjuni
    1. E
      Eduarti

      Kush mburet ?? Ja na e ethuaj ti o bythqir lulishtesh se nuk e dim ......Rama i hap dyert Serbise ?????? Ku e pe ti ore gabel qe i hapi dyert ??? Apo te ra lap top ne dore dhe obura te shkruaj karllekun ....yyyyt peder

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rama Vučić

        Të gënjeu Rama se i dha fund Open Balkan. Dje nënshkroi me Vučić-in. Nuk ka kush e ndan nga Vučić.

        Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje