Pesë persona janë ndaluar nga policia greke, pasi dyshohen se janë ekzekutorët e dy prej mafiozëve më të njohur në vend, Janis Skafturos Dhe Vasilis Rubetis.
Policia greke kreu disa bastisje, ku u arrestuan dy gjeorgjianë dhe tre të tjerëve iu bastisën shtëpitë. Aktualisht ndodhen në drejtorinë e policisë se Atikes dhe po merren ende në pyetje.
Mes tyre është një shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet publik. Ende nuk dihet identiteti u dy të ndaluarve të tjerë. Janë lëshuar disa urdhër arreste dhe u përkasin personave që kanë marre pjesë në ekzekutimin e Janis Skafturos(Xhaxha Xhoni) Vasilis Rubetis(Rambo) dhe kunatit të Rubetit (Njonjos).
Mësohet se veç pesë të arrestuarve janë vënë në kërkim ndërkombëtar edhe disa persona të tjerë të cilët janë larguar jashtë vendit.
Burime policore thanë se arrestimet e sotme nuk kanë lidhje me ekzekutimin pak ditë më parë të një tjetër eksponenti të mafias greke, Vangjelis Zabunis, i cili u ekzekutua me 97 plumba një një pikë karburanti pronë e tij.
Gazetare idiote, tani keni filluar qe te sillni edhe lajme qe i perkasin shtetit fqinje? Shkoni dhe pyesni fqinjet tani se si ishte puna. Si u vrane apo çfare hanin per mengjes...etj. Kujt i duhen keto lajme? Nese do te jete i perfshire ndonje shqiptar ju nuk duhet te sillni te tilla lajme. Keni ndonje plan ju qe te ulni figuren e shqiptarit, duke sjelle ndonje lajm qe mund te jete perfshire ndonje shqiptar, per ndonje ngjarje qe ndodh ne bote? Gazetat shqiptare duhet te mbyllen te gjitha, sepse nuk permbushin kriterin minimal te zhvillimit te ketij profesioni.
Në rast se aty afër në ndonjë pallat banon ndonjë shqiptar mediat shqiptare do zbulojnë dhe do shkojnë t'a intervistojne
Jam me ty Kritiku!