“Sulme dhe mercenarë çeçenë”, mediat serbe fushatë për të nxitur tensione në Kosovë

22 Gusht 2022, 15:43Rajoni TEMA

“Sulme dhe mercenarë çeçenë”, mediat serbe

Mediat serbe kanë nisur një fushatë për të nxitur tensione në Kosovë. Duke cituar presidentin, Aleksandër Vuçiç gazeta të ndryshme si Informer, Srpski Telegraf dhe Alo, raportojnë se mercenarë të huaj anti-Putin janë angazhuar për të vrarë serbët e Kosovës.

Faqja e parë e tyre është hapur me këtë titull kryesor: “Prishtina solli çeçenë dhe çerkezë për të vrarë serbët e Kosovës”.


Madje shkruajnë dhe me emra konkretë duke përmendur lidhje të mercenarëve me Ahmed Halidoviç Zakaev dhe Jambulat Suleimanov, të cilët jetojnë në ekzil pas luftës Çeçene. “Në fillim të gushtit, një grup i lidhur me kundërshtarët e Ramzan Kadyrov vizitoi veriun e Kosovës me dy qëllime: angazhimin dhe pjesëmarrjen e shqiptarëve në konfliktin ruso-ukrainas dhe eliminimin e serbëve të armatosur”, shkruan gazeta Alo.

Ndërsa Kurir, thekson se “më 3 gusht, mercenarët janë takuar në Zubin Potok me një shtetas turk dhe në veri po kontrollojnë gatishmërinë e serbëve për t’u përballur me autoritetet në Prishtinë”. Por lajme të tilla janë sinjalizuar nga rrjeti social Twitter si të pavërteta. Gazeta Alo publikoi edhe një artikull tjetër për zhvillimet e fundit. Kjo media e konsideroi krejtësisht të rreme raportimin e Radios publike zvicerane SRF1 për fjalimin e presidentit Vuçiç.


“Nëse NATO nuk i mbron serbët, Vuçiç thotë se serbët do ta sulmojnë vetë Kosovën”, është lajmi i medias publike zviceriane, të cilin gazeta Alo e korrigjon duke shkruar se presidenti ka thënë vetëm që “do t’i mbrojë serbët nga sulmet nëse NATO nuk i mbron”. Ndër të tjera, mediat serbe në raportimet e tyre të fjalimit të paralajmëruar si tepër të rëndësishëm të presidentit, shkruajnë se Vuçiç premtoi se nuk do ketë eksod masiv të serbëve të Kosovës.

 

3 Komente

  1. l
    labi

    JU SERBET NUK JENI AUTOKTONE JENI TE ARDHUR NGA KAUKAZI DHE QE TE BEHENI NJEREZ NE TOKE DONI 7000 VJET KOHE TE ULENI

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fatosi-kosove

      Shifni sa i ndyre qe eshte vuqiq krimineli, shiptari na quand shkavi i flliqt, keshtu çdo her i kan ber sulmet kunder shqiptareve dhe çdo her Kane kapur e denuar shqiptaret per masakrat qe serbia i ka ber, tash paska zbuluar çeçen duke harruar se ata jan aleat te putinit dhe po masakrojne ukrainasit dhe hapur kan kercenuar edhe kosoven, kjo deklarat e vuqiqit duhet te merret seriozisht dhe te hetohet sepse ka shume mundesi qe vet vuqiqi me vulin magjupin te vishen si çeçen dhe ti vrasin d'y tre serb siq ka ber dikur ne Peje, ne restorant panda Ku vet vuqiqi me ushtaret e tij i vrau disa serb dhe per 6-7 serb vrau e masakroi mijera shqiptar, ky eshte vuqiq krimineli qe sot paraqitet si engjull ku edhe tash e shpreh urrejtjen ndaj popullit shqiptar,per te shqiptari duhet shfarosur kurse albanci siq i quan ai rracen osmanka jane njerez te mir.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Këshilltari Presidentit BEGAJ

        BE antarsojë Sërbinë në gjirin e sajë se te ajo sheh vetveten historike të shekullit të XX.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje