E reja shqiptare mbahej peng nga burri për 2 vite, detaje nga tmerri në Greqi: E dhunonte se kishte lindur vajzë

23 Shtator 2023, 16:12Rajoni TEMA

E reja shqiptare mbahej peng nga burri për 2 vite, detaje nga tmerri

Detaje të reja tronditëse janë zbuluar nga dhuna që e reja shqiptare përjetonte prej dy vitesh nga bashkëshorti i saj në Greqi.

Sipas asaj që shkruan Protothema.gr, bashkëshorti i saj, 28-vjeçari shqiptar e dhunonte barbarisht për shkak të gjinisë së fëmijës së tyre. Më konkretisht çifti ka një vajzë të mitur, ndërkohë që 28-vjeçari donte djalë.

Kur lindi fëmija, nëna dhe foshnja jetuan për pesë muaj me grila të mbyllura dhe pa rrezet e diellit. Rrahjet ishin të përditshme dhe 28-vjeçari nuk e lejonte nënën të shkonte te mjeku për vaksinimin e fëmijës dhe as të thërriste mjekun në shtëpi, shkruajnë mediat greke.


Skenat e tmerrit që ka pësuar vajza janë zbuluar mbrëmjen e së enjtes më 21 shtator, kur fqinjët janë mobilizuar pasi kanë dëgjuar britmat e saj nga brenda shtëpisë. Kur kanë trokitur me këmbëngulje në derë, 28-vjeçari e ka hapur atë dhe ka tentuar të arratiset, ndërsa banorët e kanë ndaluar, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka bërë arrestimin e tij.

Siç u mësua, atë natë 28-vjeçari, pas dhunës në rritje e ka kapur nga qafa të renë dhe ka tentuar ta mbysë, ndërsa nga këqyrja e mëpasshme e gruas vërtet janë konstatuar shenja mbytjeje.


Aktualisht i riu është arrestuar, ndërsa nëna dhe vajza e mitur janë pajisur me urdhër mbrojtjeje.

7 Komente

  1. x
    x-files

    po pse o fytyre miu , Zoti te dhe grua, te dha dhe femije, po ç'kerkon tjeter o pinguin, rri ne kafaz tani dhe bjerri murit me koke., se i humbe te gjitha

    1. B
      Black Jack

      Kslbeni n’burg ket moterqir bastard shqipo

      1. A
        Aron

        Ne burg te perjetshem kete idiot.

        1. P
          Plaku

          Burgun dhe pak e ka….

          1. Q
            Qiforti

            Ku vajten turkallvanot,as nje koment per bashkekombsin e tyre,KY person I linfur 1995 ne sistem demokraik,por DNA aziatike beri ate qe ghith ju turkosporit mundoheni ti fsheheni realitrit..iptusu rac mongole

            1. A
              Angjelin

              Ik ore idjot se na shpife. Dhuna ne familje eshte problem global. Per arsy te ndryshme por ama te gjitha kulturat dhe kategorite jane te prekura nga ky fenomen. Ky idjoti eshte nje nga miljona te tjere. Te marr denimin e merituar dhe k ...ne mbrapanice qe ta kuptoj gabimin. Mos i ofendo njerzit kot.

              1. C
                Concili

                Mongol? Perdore ndonjehere pasqyren o erresire.

              Lini një Përgjigje