Escobar: Dy kushtet e Uashingtonit për nismën “Ballkani i Hapur”

13 Dhjetor 2022, 21:40Rajoni TEMA

Escobar: Dy kushtet e Uashingtonit për nismën “Ballkani i

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka treguar se si e sheh Uashingtoni nismën “Ballkani i Hapur”. Në një intervistë për “Radio Evropa e Lirë” ai thotë se SHBA ka një qëndrim të qartë për këtë çështje.

“Qëndrimi ynë sa i përket Ballkanit të Hapur është shumë i qartë. Ne mbështesim të gjitha nismat për integrim ekonomik rajonal, me dy kushte. E para, që ato t’ju sjellin më afër Evropës dhe të mos bien ndesh me obligimet tuaja evropiane, qoftë të Procesit të Berlinit apo çfarëdo nisme të udhëhequr nga BE-ja.

Dhe e dyta, që të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor të lejohen që t’iu bashkohen [nismave] si anëtarë me të drejta të plota. Deri më tani, Ballkani i Hapur kualifikohet në këto dy kategori. Tani, nëse dështon që t’i respektojë ndonjërën nga këto dy kushte, ne absolutisht që do të tërheqim mbështetjen për Ballkanin e Hapur”, tha Escobar.

I pyetur nëse anëtarësimi i Malit të Zi në këtë nismë do të rrezikojë destabilizimin e këtij vendi, Escobar thotë se nuk e sheh kështu.

“Jo. Nuk mendoj sepse të jem i qartë, nisma e Ballkanit të Hapur po përfiton nga trendet ekzistues të integrimit rajonal. Dhe COVID-i e ka përshpejtuar këtë integrim në rajon sepse njerëzit nuk mund të udhëtonin përmes transportit ajror, ata udhëtonin me vetura. Udhëtonin më shumë me vetura në rajon.

Keni parë serbët duke shkuar në bregdetin shqiptar, keni parë biznesmenët shqiptarë duke bërë më shumë biznes në Beograd, duke shkuar atje për t’u vaksinuar. Keni parë lidhje shumë të rëndësishme të energjisë dhe transportit midis Maqedonisë së Veriut dhe pjesës tjetër të rajonit.

Pra, kjo veçse po ndodh. Pyetja është se si të krijohet më së miri momentumi për t’i larguar barrierat për tregti të lirë. Prandaj, qoftë Proces i Berlinit, Ballkan i Hapur, CEFTA, Këshill për Bashkëpunim Rajonal apo treg i përbashkët rajonal, ne i mbështesim të gjitha”, tha Escobar.

8 Komente

  1. M
    Mali

    RROFTE AMERIKA RROFTE GJITHCKA E BEN FUSHE NA KUJTON PER HUMBAMENO ME BYTHEN NE PRUSH

    Përgjigjjuni
    1. L
      Luani

      Shume e qarte..!!

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bac u kry

        Faleminderit Amerike! Kosova si shtet me te drejta te plota. Pike. Po tani cfare do te thote shkerdhyesi i bythes te “ te gjatit” , zoti Vuçiç? P.s. Llambro leshoji ato qente qe ke ne bodrumin e pallatit te kongreseve te me sulmojne mua tani.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dardan

          SHUME I QARTE. TANI TOPI ESHTE NE FUSHEN E SERBISE: A DO TA NJOHIN NACIONALISTET SEBE SI TE BARABARTE DHE TE PAVARUR SHTETIN DEMOKRATIK MULTIETNIK TE KOSOVES?

          Përgjigjjuni
          1. A
            Arjan

            DARDAN KOSOVA NUK ESHTE SHTET MULTIETNIK AI ESHTE I PASTER SHQIPTAR POR PER NEVOJAT E TIJ FUTET TERMI’MULTIETNIK”.SE NE SHQIPTARET JEMI LIBERAL DHE KJOMERRET SI DOBESI NGA ARDHACAKET “GREKE”DHE SERBE SE BASHKU.

            Përgjigjjuni
          2. v
            vushtrri

            Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë hequr dorë nga Ballkani i Hapur, por e mbështesin atë me dy kushte. Zëvendësndihmës Sekretari Gabriel Escobar, gjatë një diskutimi në Atlantic Council, ka thënë se Kosova aty duhet jetë krejtësisht e barabaratë. Diplomati amerikan ka thënë se Vuçiq është zotuar se do ta pranojë këtë dhe se tani SHBA është duke e testuar zotimin e tij. Po ashtu, Esobar ka thënë se Serbia duhet t’i njohë kufijtë me Republika Srpska’n dhe Kosovën Veriore si kufij ndërkombëtarë. Ballkani i Hapur nuk ka vdekur si ide, por që ta pranojnë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, Serbia duhet t’i plotësojë dy kushtet që i kanë kërkuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zëvendësndihmës Sekretari Gabriel Escobar në një diskutim në Atlantic Council ka theksuar se Kosova aty duhet të prezantohet pa ndonjë limitim siç është puna e fusnotës. “Për Ballkanin e Hapur kemi thënë se e mbështesim vetëm nën dy kushte: njëri është që të jetë i hapur për të gjithë, i hapur për të gjithë si anëtar i plotë. Sfidat e CRM (Common Regional Market dhe RCC (Regional Cooperation Council) dhe mekanizmave tjerë është se vendosin limitime për anëatrësimin e Kosovës. Nuk duhet të ketë, ata duhet të jenë anëtar i plotë i të gjitha institucioneve. Kjo është një nga gjërat që duhet ta testojmë, duhet ta testojmë zotimin e Presidentit Vuçiq që Kosova të jetë anëtare e plotë dhe t’i pranojë dokumentet që i lëshon Qeveria e tyre [Kosovës]”, ka thënë Esobar. Tutje Escobar ka theksuar se njohja e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si kufi ndërkombëtar dhe Serbisë me Republika Srpska’n është kushti tjetër. “Nëse në fillim janë bashkuar tre ose katër anëtarë [në Ballkanin e Hapur], atëherë kjo kërkon një diferencim ndërmjet një zone të tregëtisë së lirë dhe zonës së lirë të kontrabandës, pra kontrolli i kufijve. Kjo nënkupton që duhet t’i njohin kufijtë ndërmjet Serbisë dhe Republika Srpska’n dhe ndërmjet Serbisë dhe Kosovës Veriore si kufij ndërkombëtarë të rregulluar nga Serbia dhe tre vende anëtare të NATO’s”, ka thënë Escobar. “Ajo që e them shpesh është se po përpiqeni ta bëjmë rajonin një Union ku duhet të jetoni si norvegjezët, çeket dhe francezët. Dhe nëse nuk mund të jetoni me fqiun tuaj është e vështirë t’ia bëni me dije BE’së se jeni të aftë të bëheni pjesë e atij komuniteti. E ardhmja e rajonit është në demokracitë multietnike”, ka shtuar Escobar.

            Përgjigjjuni
            1. X
              Xing Fu

              O te ngulme qe ju a ka bere qy Escobari Like Metajt, Saliut te Radomirit dhe analistaxhinjve te kapter Fanes.

              Përgjigjjuni
              1. M
                Maksi

                Qart dhe sakte: cili eshte synimi, fushat ku do te perqendrohet procesi, dhe kushtet e mbeshtetjes. Nuk ka lene asnje vend per interpetime boshe.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje