Serbët në Kosovë duhet të jetojnë të sigurt dhe me dinjitet, sipas të dërguarit të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Në ditën e dytë të vizitës në Kosovë, nga Peja, Escobar deklaroi se serbët janë duke vuajtur për marrjen e pensioneve të tyre dhe thesoi nevojën për të gjetur një zgjidhje të menjëhershme.
“Desha të vij në këtë vend për të dëgjuar historitë nga dora e parë që kanë njerëzit mbi ndikimin që është duke pasë vendimi i BQK-së. Është e vështirë që të dëgjohen këto histori dhe të mos lëvizet. Këtu është një komunitet që është duke vuajtur.
Ka njerëz të cilët po përballen me vështirësi reale të mungesës së opsioneve për marrjen e pensioneve. Kështu që, unë dua vërtet që të punoj me Qeverinë me shpresën që të gjejmë një zgjidhje të menjëhershme”, tha Escobar.
Sipas tij, serbët në Kosovë duhet ta ndiejnë mbështetjen e SHBA-ve.
“Për komunitetin këtu, unë dua që këta të ndiejnë dhe të dinë se qeveria amerikane do që serbët të jetojnë në Kosovë në kushte të sigurisë dhe dinjitetit dhe ne do të vazhdojmë të punojmë për këtë.
Dhe për Qeverinë e Kosovës – ata kanë përgjegjësinë që kjo të ndodhë dhe ne do ta mbajmë përgjegjëse për këtë”, nënvizoi Escobar.
Gjithashtu, Escobar tha se marrëveshja e fundit Kosovë-Serbi duhet të zbatohet dhe se për këtë do të vazhdohet të punohet.
“Ndërkohë, në terma afatgjatë, ne duhet të punojmë fort për të zbatuar marrëveshjen historike për normalizim që e arritëm në mars të vitit të kaluar.
Kështu që, ne do të vazhdojmë të punojmë, por ndërkohë mendoj që të gjithë njerëzit e Kosovës mund të llogarisin në mbështetjen amerikane, përfshirë shqiptarët, serbët, boshnjakët, të gjithë që jetojnë në këtë vend. Shpresoj që e ndiejnë mbështetjen amerikane dhe partneritetin amerikan”.
Nuk I beni kurre Serbet miq...po gaboni ne strategji....
serbet kan kishat e tyre ,,,,shqiptaret kan xhamite e tyre ,,, te jetojne ne harmoni ,,,si qeni me derrin ,,,,haha,,,
Miq u bene Franca dhe Gjermania qe u vrane e u prene sa ska me gjate dy luftrave boterore. Mbase edhe Serbia do mbledhe mendjen dhe do miqesohet me Dardanet e VV. Po Kurti ku futet ketu?! Askund, prandaj Kosova martire te mbledhe menjen shpejt e ta qet n'pension ket antishqiptar te betuar. Tirana duhet tia heq pasoshin shqiptar ketij jashteqitje te popullit shqiptar.
Serbet e Kosoves po vuajne presionin e madh te Serbise se Vuçiçit apo Milosheviçit te diteve te sotme, per te mos u integruar ne Shtetin e Kosoves. Jane te panumerta veprimet shkarerruese te manipulimit te serebeve te Kosoves nga Sebia, qe nga leshimi i institucioneve te pushtetit lokal, policise dhe parlamentit deri tek akti me i rende i Banjskes! Kane ndodhur arrestime politike ne Serbi nga shteti serb te serbeve te Kosoves te cilet duan te integrohen ne Shtetin e Kosoves, apo akte kriminale si djegia e automjeteve dhe bizneseve nga dora e zgjatur kriminale e Vuçiç-it te qytetareve serbe te Kosoves te cilet jane bashkepunues me Shtetin e Kosoves. Dhe keta emisaret e perendimit jo qe nuk i kane denuar fort keto veprime por i kerkojne Shtetit te Kosoves qiqra ne hell per hater te Serbise!