Escobar: Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë kanë potencial të shndërrohen në konflikt rajonal

20 Qershor 2023, 15:35Rajoni TEMA

Escobar: Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë kanë potencial të

I dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar tha se tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, kanë “potencial të shndërrohen në konflikt rajonal”.


Këto deklarata ai i bëri në një debat të zhvilluar nga Këshilli i Atlantikut në Uashington, së bashku me të dërguarin e BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.

Ndërkaq, Lajçak tha se prioriteti i parë është shtensionimi i situatës, “t'i largojmë njerëzit nga rruga dhe t’i kthehemi dialogut”.

“Nëse nuk arrijmë ta shtensionojmë [situatën], do të kemi viktima”, tha ai, shkruan REL.
Sa i përket tre policëve të Kosovës, që gjenden në paraburgim në Serbi, Escobar tha edhe nëse ata janë rrëmbyer apo kanë hyrë gabimisht në territorin serb, ata duhet të lirohen menjëherë.

Këtë qëndrim e përkrahi edhe Lajçaku.

Lajçak tha se takimi për menaxhimin e krizave në Bruksel do të mbahet, pavarësisht deklaratave të liderëve të Kosovës dhe Serbisë.

“Nëse do të refuzohej do të kishte pasoja serioze dhe negative”, tha ai, duke shtuar se takimi që sipas tij do të mbahet shumë shpejt do të fokusohet vetëm në menaxhimin e krizës aktuale.

3 Komente

  1. F
    Flamur Struga

    Situata eshte verte shum serioze,duhet prere hovi i rusoserbeve se keta jane ata qe shkaktojne luftera gjakderdhje.Rusoserbet nuk kalojne te qete me shume se dy dekada ne paqe,provokojne se edhe vet gjaku,kultura e tyre eshte Lufta,krimi uzurpimi.Kjo eshte verteteuar boterisht se kush jane armiqet e njerezimit,edhte Shba Nato ,Gjermani Angli ju qe e shuani zjarrin e paramenduar nga putini-vucici.

    Përgjigjjuni
    1. p
      petrit

      komandanti qe do drejtoje veprimet luftarake kesaj rradhe do jete albini. as UCk e as USA nuk do kete. Mbrojme atdheun edhe ba breke.... Haram qumeshti i nenes te gjithe tradhetareve, pseudo patrioteve. sa e gatshme eshte kosova te luftoje e tregone faktet- VETEM 0.7 % e popullsise se afte per pushke luftuan. PO te mos ishte diaspora, dhe USA sot kosova serbishte ( edhe pse prap flet ) do mesohej ne shkolla. Lavdi UCK-USA

      Përgjigjjuni
      1. P
        Piktori dhe Politika

        Rama thotë se rreziku është zero.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje