
Të heshtur, e në pritje të informacioneve. Familjarët e zyrtarëve policorë, të cilët Kosova pohon se u rrëmbyen nga Serbia më 14 qershor, në një zonë kufitare mes dy vendeve, deklaruan se dinë pak apo aspak për të afërmit e tyre.
“Krejt ajo që ne dimë për familjarin tonë, është ajo që kemi dëgjuar në mediat e Kosovës”, u shpreh një anëtar i familjes së policit Beqir Sefa.
I afërmi, i cili foli për Radion Evropa e Lirë në kushte anonimiteti, tha se lajmin familjarëve ua kumtuan disa kolegë të Sefës dhe disa komandantë të Policisë së Kosovës.
I mërzitur, ai tregoi se marrja e lajmit ishte moment i vështirë për familjen.
“Dikush është dashur të jetë atje. I ka rënë shorti familjarit tonë, atij tjetrit e atij tjetrit. Po të mos kishin qenë këta, do të kishin qenë disa të tjerë”, tha ai.
Radio Evropa e Lirë qëndroi në fshatrat Peran dhe Letancë të komunës së Podujevës, në verilindje të Kosovës, për të takuar familjarët e dy prej tre policëve, që Serbia pohon se u arrestuan “thellë” brenda territorit të saj.
Në Letancë, familjarët e policit Rifat Zeka nuk deshën të flasin për rastin, duke thënë se kanë pak informacione.
“Jemi në kontakt me zyrtarë të institucioneve, por nuk ka asgjë të re nga ajo që dihet deri tash”, deklaruan ata.
Ndërkaq, kontakti me familjen e policit Shemë Mustafa, nga Mitrovica e Jugut, ka qenë i pamundur.
Radio Evropa e Lirë ka mësuar jozyrtarisht se avokatë në Serbi, të angazhuar për mbrojtjen e policëve të Kosovës, kanë kërkuar dokumente e informacione për tre zyrtarët, rreth kohës dhe angazhimit të tyre në Policinë e Kosovës, e të tjera.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha më 19 qershor se do të vendosë nëse do të marrë pjesë në një takim krize të thirrur nga Bashkimi Evropian, pasi të kuptojë për gjendjen e tre policëve të Kosovës, që po mbahen në burg në Serbi.
“Unë dua fillimisht të pres vizitën e shefit të Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd ambasadorit Jetish Jashari, në Kralevë, dhe vetëm më pas, kur t’i kem të dhënat nga kjo vizitë e tre policëve tanë, që po mbahen peng, rob, në Serbi, si hakmarrje për luftimin e krimit të organizuar e korrupsionit në Kosovë, do ta marr vendimin dhe do ta jap njoftimin për pjesëmarrjen në takimin e Brukselit”, ka deklaruar Kurti para gazetarëve.
Tre Policet tan,si hakmarrje per luftimin e krimit te organizuar thot Kurti : Po nga kush u luftu krimi ? Nga kta tre policet !!! Shteti akoma nuk e din me siguri se kush i mori peng,kush ju a dhiu moralin,krimi i organizum,grupet paramilitare,apo forcat speciale ? Kta tre Polic bashk Kombas tan,na kan lan ni turp moral qe nuk harrohet leht .Tash te ulemi ka kryq,dhe ti knojm me Qifteli "trimnis" se tre policeve,te cilet i mushen breket kur pan kundershtarin !
Kta polic duhet te dekorohen se naj vodhen duke qen te armatos deri ne dhemb , ky ka qen akt heroik , kosova duhet ti dekoroj dhe ti ngrej ne detyr siç ka ber gjithmon se na kan neru ne si shqiptar e si komb, kurti kur ti nxieri policet te ruajn kufirin duhet ti bej instruksin qe kur ruhet kufiri nuk keni te drejt te mblidhni kerpudha hithra per byrek dhe çikore se kapeni ne befasi e ju fusin ne thes ju vjedhin , e dyta kurti duhet ti rrafshoj thepin automatikuve te policve te sherbimit kufirit se ata qitje nuk jan te zot te bejn , te pakten mos i vrasi thepi kur ti vjedhin her tjeter , ska fjal na keni neru.