Serbia merr urdhra nga Rusia për Kosovën!

19 Qershor 2023, 20:30Rajoni TEMA

Serbia merr urdhra nga Rusia për Kosovën!

Qeveria serbe duket se po këshillohet hap pas hapi me Rusinë për situatën në Kosovë dhe rrëmbimin e tre policëve në veri.

Takimet ndërmjet përfaqësuesve të lartë të Serbisë dhe përfaqësuesve diplomatikë të Rusisë janë bërë ditët e fundit gjithnjë e më të shpeshta.

Takimi i fundit me ambasadorin rus në Beograd u mbajt nga ministri aktual i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç, i cili në fund të majit të paktën zyrtarisht mori postin e presidentit të Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet. Të shtunën, ai falënderoi Bocan Harcenkon për mbështetjen e vazhdueshme që Federata Ruse po jep për ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë.

Kujtojmë se dy ditë më parë, Vuçiç dhe Ivica Daçiç, ndër të tjera, ishin mysafirë të Botsan-Kharchenko në ambasadën ruse në Beograd me rastin e Ditës së Rusisë.

Gjatë takimit me Botsan-Kharchenko, ministri Vuçevic e informoi ambasadorin rus për “situatën aktuale të sigurisë në Kosovë”.

Ambasadori Botsan-Kharchenko tha se “e vetmja mënyrë për të zgjidhur të gjitha mosmarrëveshjet është de-eskalimi i situatës aktuale dhe zbatimi i marrëveshjeve detyruese ndërkombëtare, duke respektuar të drejtën ndërkombëtare për sa i përket integritetit territorial dhe sovranitetin e Serbisë”.

Një ditë më parë, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova tha se Rusia po bën thirrje për hapa vendimtarë për të rivendosur dialogun normal ndërmjet Kosovës dhe Serbisë./KosovaPress

3 Komente

  1. I
    Ilirjan

    Rusia po perdor Serbine, dhe s'eshte hera e pare. Tani po mundohet te duket sikur po e vendos ajo paqen e dialogun mes Kosoves e Serbise. Politikanet serbe jane thjeshte kelyshe te bindur.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Raimond vlonjati

      Fare i vertete ky koment "Ilirjan". Dhe me e habiteshmje se "patriotet" shqiptar Berisha-Kurti-Asmoni-Mutaj ja bojne me te lehte punen anmiqve te Shqypnise.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Raimond kari me gunga

        Bythqir , harove nje tjeter zagar te Rusise .....spiunin Metaj ......pyet nje here se kush dha urdher te aratisej qenushi maqedonas i Rusise Gruefsky nga kufiri shqiptar ....Meta mori urdher nga ruset ...pyet pyet se nga doli Gruefsky dhe kush e ndihmoj .....se ti je bythqir , sdi nga keto lajme ...ti di vetem te futesh hajdarim ne byth dhe ne goj ....

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje