Petkoviç akuzon ndërkombëtarët: Po e kthejnë kokën në anën tjetër, s’po i shohin shkeljet e të drejtave të serbëve në Kosovë

19 Qershor 2023, 11:49Rajoni TEMA

Petkoviç akuzon ndërkombëtarët: Po e kthejnë

E ashtuquajtura “Zyrë për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë ka reaguar pas arrestimit të një serbi nga Leposaviqi i cili dyshohet se i ka sulmuar gazetarët në Veri, derisa i ka akuzuar ndërkombëtarët për mos reagim.

“U.V. nga Leposaviqi, i arrestuar mëngjesin e sotëm, është vazhdimësi e torturës së Albin Kurtit, i cili po përdor të gjitha mjetet për të provokuar një konflikt me popullin paqësor serb. Është arrestuar kur ka dalë në punë herët sot në mëngjes dhe është arrestuar nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës me rroba civile, madje njëri prej të cilëve ishte duke vozitur veturën me targa KM”, u tha në reagimin e kësaj zyre.

Sipas reagimit, “Kurti pa asnjë provë” arreston serbët çdo ditë.

“Ndërkombëtarët e kthejnë kokën në anën tjetër dhe bëjnë sikur nuk i shohin shkeljet e të gjitha të drejtave elementare të serbëve dhe keqtrajtimet e përditshme të Kurtit”.

Policia e Kosovës tha se ka arrestuar një të dyshuar për sulmin ndaj gazetarëve në Leposaviq më 16 qershor.

1 Komente

  1. G
    Gostivari

    POPI PETKOVIC! Më thuaj tekstualisht hallet e shkive që na paskëshin në DARDANI. Di një hall që kanë - SHQIPTARËT PAGUAJNË në vend të shkive konsumin e elektricitetit, ujin, komunaliet - Me dhjetëra e ndoshta qindra miliona miliona euro euro euro Pastaj fjalën e ke ti, or biri i shkaut pop.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje