Tragjedia në Maqedoninë e Veriut: Nxiret nga lumi vetura me trupat pajetë të familjes Pacolli!

18 Qershor 2023, 21:50Rajoni TEMA

Tragjedia në Maqedoninë e Veriut: Nxiret nga lumi vetura me trupat

Një veturë nga Kosova është përfshirë të shtunën në një aksident në rrugën Shkup – Bllacë në Maqedoninë e Veriut. Si pasojë e aksidentit vetura ka rënë në lumin Lepenc, ku brenda saj ishin katër persona. Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut dje ka njoftuar se një person është shpëtuar dhe është dërguar në spitalin “8 Shtatori”, ndërsa kërkimet për tre personat e tjerë kanë vazhduar. Çka nodhi?

Vetura me targa të Kosovës ka arritur që sot të nxjerrët nga ujërat e lumit Lepenc, ku brenda saj gjendeshin trupat e pajetë të kosovarëve.

Lajmi u konfirmua nga Ambasada e Kosovës në Shkup, ku bëri të ditur se ekipet e kërkim-shpëtimit nga Maqedonia Veriore dhe nga Kosova kanë arritur të lokalizojnë veturën në Lepenc.

Njoftojmë opinionin e gjerë se pas një pune intenzive ekipet e kërkim-shpëtimit nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Kosovës kanë arritur ta lokalizojnë veturën në lumin Lepenc ku pas shumë përpjekjeve është arritur nxerrja e veturës, me trupat e pajetë në të. Ambasada e Kosovës në Shkup shpreh ngushëllimet e saja të thella për këtë tragjedi. Njëherit shprehim falenderim për të gjitha institucionet e përfshira në këtë rast.” – thuhet në njoftim e ambasadës.

Ekipet e kërkim-shpëtimit kishin hasur në vështirësi gjatë procesit për shkak të reshjeve të shumta të shiut që kanë rënë ditëve të kaluara.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla dhe ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja kishin dal në vendin e ngjarjes gjatë ditës së diele, në kohë kur ekipet e kërkim-shpëtimit ishin në kërkim të veturës.

“Në vendngjarje ka dalë ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, bashkë me ambasadorin e Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja, të shoqëruar nga zëvendësministri i brendshëm i RMV Nazim Bushi.” – thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.

Ekipet e kërkim-shpëtimit të Maqedonisë së Veriut janë ndihmuar edhe nga Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës gjatë procesit.

Krahas ekipeve të specializuara të Maqedonisë së Veriut, që në orët e hershme të mëngjesit pjesë e operacionit të kërkim-shpëtimit janë njësiti relevant nga FSK dhe ai nga Policia e Kosovës.” – thuhet tutje në njoftimin e MPJ-së së Kosovës.

Ndërsa në mëngjesin e së dielës rreth këtij rasti ka reaguar edhe kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ku kishte treguar se viktimat janë të familjes Pacolli.

Pacolli kishte bërë të ditur se në makinë ishin Naimi, Merita dhe Ermal Pacolli, ndërsa Shkelqimi kishte arritur që të shpëtonte.

E përjetoi me dhimbje tragjedinë e familjes Pacolli, këtë mbrëmje në Maqedoni ku Naim, Merita dhe Ermal Pacolli, humben jetë. Zoti i mëshiroftë të ndjerët e Shkëlqimit i uroi shërim të shpejtë. Lutem për këtë familje!” – kishte shkruar Pacolli.

I prekur dhe i tronditur nga kjo ngjarje është shprehur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kurti përmes një postimi në Facebook ka thënë se uron shërim sa më të shpejt Shkëlqimit, të mbijetuarit nga ky aksident, si edhe forcë për të përballuar dhimbjen e humbjes së prindërve dhe vëllaut të tij.

"Shkëlqimit i cili i mbijetoi këtij aksidenti i uroj shërim sa më të shpejtë e forcë për të përballuar dhimbjen e humbjes së prindërve e vëllaut të tij. Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Pacolli dhe Visoka të cilët humbën familjarët e tyre. Ngjarje të tilla si kjo prekin thellë secilin prej nesh. Falënderoj përzemërsisht ekipet tona profesionale të FSK-së, Policisë së Kosovës, vullnetarët e kërkim-shpëtimit dhe autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët në bashkëpunim të ngushtë, që nga momenti kritik, kanë bërë maksimumin e tyre përkundër të gjitha sfidave me të cilat janë ballafaquar.” – ka shrkruar Kurti.

Lini një Përgjigje