Kurti: Po bëjmë gjithçka për lirimin e 3 policëve të rrëmbyer

18 Qershor 2023, 12:55Rajoni TEMA

Kurti: Po bëjmë gjithçka për lirimin e 3 policëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se po kryhen të gjitha veprimet e mundshme me qëllim lirimin e 3 policëve të rrëmbyer nga forcat serbe në veri të Kosovës.

Ai u bëri sërish thirrje ndërkombëtarëve që të dënojnë agresionin e Serbisë.

“Jemi duke bërë gjithçka që ata të lirohen sa më shpejt, të pacenuar, ndërkaq në anën tjetër, i ftojmë edhe njëherë faktorët ndërkombëtarë që ta dënojnë agresionin e Serbisë më 14 qershor kur njësitet e tyre speciale dhe ushtarake dhe policore rrëmbyen policët tanë – njësiti antiterror dhe ai Kobra i ushtrisë tre policët tanë në Leposaviq të cilët ndodheshin pikërisht te një rrugë e mbyllur ilegale e kontrabandës”, tha ai.


Kurti shtoi se me shumë mundësi, shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd, Jetish Jashari në fillim të javës do të mund t’i vizitojë policët e paraburgosur në Serbi.

“Sipas të gjitha gjasave, në bazë të lajmeve që kemi, në fillim të javës që vjen, ambasadori Jetish Jashari, i cili përndryshe është shef i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd do të arrijë t’i vizitojë këta tre policë”, tha kryeministri.

3 Komente

  1. k
    kosta

    Y rrace e poshter

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Ha mut, shoku komisar i leshit.

      Përgjigjjuni
      1. 5
        5 Të zhënjyrit

        Amani mos bënë kurrgjë se do të na qesësh fare.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje