Vuçiç akuzon misionin e EULEX në Kosovë: Gënjeshtarë! Kurti ka krijuar situatë kriminale me dhunën ndaj serbëve

18 Qershor 2023, 10:47Rajoni TEMA

Vuçiç akuzon misionin e EULEX në Kosovë:

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat ka folur rreth ngarjes së dyshimtë të ndodhur mbrëmjen e kaluar në Zveçan ku u raportua se 2 të rinj serb janë dhunuar nga policia e Kosovës.

Ai pati një sërë kritikash ndaj Misionit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) të cilët i quajti “gënjeshtarë”.

“EULEX na thotë ‘po e vëzhgojmë nga afër’. Ju gënjeshtarë, e vetmja gjë që ju doni të ‘vëzhgoni nga afër’ është dëbimi i serbëve”, ka thënë ai.


Ai tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka krijuar një situatë kriminale ku keqtrajtohen qytetarët serbë.

“Kurti ka krijuar një situatë kriminale ku keqtrajton të gjithë qytetarët e nacionalitetit serb.

Mendoja se po e bënte vetëm, por tani e di që e ka mbështetjen e disa vendeve perëndimore”, ka thënë mes tjerash ai.

3 Komente

  1. x
    xha Beqo

    hajt se po i merr mbrapsht ata serbe andej nga kane rdhur per pak....

    Përgjigjjuni
    1. F
      F-22 Raptor

      Vuce, situaten kriminale ne veri e ke krijuar ti me zagaret e tu ne atje. Te pergjigjesh para ligjit per krimet qe ke kryer nuk eshte keqtrajtim, por ju e keni strategji viktimizimin. Kurti me siguri ka gabime, por nuk ka te krahasuar me ju qe jeni provuar si zedhenes i barbarise e krimeve ne ish Jugosllavi. Tjeter gje pastaj gjeopolitika e interesat e fuqive te medha, qe nuk jane me doren e mundesite tona.

      Përgjigjjuni
      1. O
        On

        Po pse Presheva nuk ka asosacion?

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje