
Zëdhënësja e NATO-së, Oana Lungescu ka thënë se NATO-ja i merr shumë seriozisht ngjarjet e fundit në Veri të Kosovës dhe se po i merr të gjitha masat për të siguruar mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet.
“NATO po merr të gjitha masat e nevojshme për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë, siç autorizohet me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së’, shkroi ajo në Twitter.
Ajo ka theksuar se angazhimi i NATO-s dhe zbatimi i mandatit të saj është i palëkundur, siç tregohet nga vendimi i fundit për dërguar 500 trupa shtesë në Kosovë.
“I rikujtojmë edhe një herë të gjitha palëve obligimet e tyre ndaj KFOR-it sipas Marrëveshjes Teknike Ushtarake duke përfshirë respektimin e vijës kufitare administrative, procedurat për Policinë e Kosovës dhe Marrëveshjen e vitit 2013 për dislokimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në Veri”.
“Këto detyrime janë krijuar për të siguruar veprim të koordinuar, për të shmangur përshkallëzimin dhe ruajtjen e mjedisit të sigurt”, shtoi Lungescu.
Lini një Përgjigje