
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në takimin që BE mund të ndërmjetësojë mes tij dhe kryeministrit Albin Kurti në Bruksel.
Ai tha se është e pakuptimtë të flasë me kryeministrin e Kosovës.
“Unë e konsideroj të pakuptimtë të flas me një person që nuk është i gatshëm të flasë”, tha Vuçiq për gazetarët në Beograd.
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, ka ftuar Kurtin dhe Vuçiqin në një takim që është thënë se do të mbahet javën e ardhshme.
Lini një Përgjigje