
Nga Nadije Ahmeti REL
Ka më shumë se një vit që është themeluar, por se sa është vlera e Fondit të Sigurisë së Kosovës nuk dihet dhe nuk bëhet publike.
Në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve të Kosovës, e cila menaxhon mjetet e Fondit, thonë se ato “janë transparente dhe në dispozicion për autoritetet shtetërore që kanë të drejtë të qasjes”, por nuk tregojnë se cilat institucione e kanë këtë të drejtë.
Nga Ministria e Mbrojtjes e Kosovës, në anën tjetër, thonë se këto mjete do të investohen për “përmbushjen e objektivit kryesor, që është garantimi i sigurisë së qytetarëve dhe i mbrojtjes territoriale”.
Qeveria e Kosovës ka themeluar Fondin e Sigurisë në mars të vitit të kaluar, ku qytetarë dhe donatorë të ndryshëm mund të kontribuojnë përmes një xhirollogarie bankare.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë në atë kohë se ky fond është themeluar duke u bazuar në nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, e cila është në proces të shndërrimit në ushtri, si dhe pas konsultimeve me partnerët ndërkombëtarë.
Paratë e mbledhura në këtë fond, sipas Qeverisë së Kurtit, do të shkojnë si buxhet shtesë për Ministrinë e Mbrojtjes.
Ministria e Mbrojtjes e Kosovës konfirmon për Radion Evropa e Lirë se buxheti i ndarë për mbrojtje këtë vit është 141.2 milionë euro, ndërsa investimet në armatim, sipas saj, janë trefish më të larta, në krahasim me dy vjetët e mëparshëm.
Ministria nuk ofron më shumë detaje, por ish-komandanti i Forcës së Sigurisë se Kosovës, Kadri Kastrati, thotë se me mjetet e Fondit të Sigurisë, FSK-ja duhet të sigurojë pajisje individuale, armatim, rritje të personelit dhe investime në infrastrukturë.
“Duke pasur parasysh se sfidat e sigurisë rajonale dhe globale janë duke sfiduar edhe ushtrinë e Kosovës që të ecë më shpejt përpara, për t’i avancuar kapacitetet e veta, atëherë është e nevojshme që edhe buxheti të rritet dhe të jetë më i madh sesa mund të ndajë Qeveria e Kosovës”, thotë Kastrati për Radion Evropa e Lirë.
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, përmes një postimi në Facebook më 17 korrik, u ka bërë thirrje qytetarëve që të kontribuojnë në Fondin e Sigurisë.
“Ushtria jonë, përmes investimit në armatim dhe pajisje të tjera ushtarake, po konsolidohet në vazhdimësi. Që të jetë edhe më e fortë për të garantuar një Kosovë më të sigurt, të gjithë ju, qytetarë të dashur, mund të kontribuoni duke dhuruar në Fondin e Sigurisë, në llogarinë aktive brenda apo jashtë vendit”, ka thënë Mehaj.
Dhjetëra qytetarë kanë komentuar poshtë këtij postimi - disa prej të cilëve kanë shpërndarë edhe dëshmi të parave të deponuara në llogarinë e Fondit të Sigurisë. Shumat e tyre sillen nga 10 deri në mbi 1.000 euro.
Kastrati, i cili ka udhëhequr FSK-në nga viti 2011 deri më 2015, thotë se shuma e grumbulluar në Fondin e Sigurisë, duhet të bëhet publike për qytetarët.
“Secili qytetar që jep donacione për këtë fond, duhet ta dijë se sa mjete janë mbledhur. Nuk ka nevojë ta dinë ata se ku po shkojnë, sepse blerja e pajisjeve dhe armatimeve të ndryshme është konfidenciale, por duhet ta dinë vlerën e mjeteve të grumbulluara”, thotë Kastrati.
Edhe disa organizata joqeveritare kanë shprehur më herët shqetësim për mënyrën se si jepen paratë në Fondin e Sigurisë. Për të pasur transparencë, sipas tyre, fondi do të duhej të rregullohej me ligj.
Qeveria e Kosovës ka njoftuar më 17 korrik se ka blerë dronë Bayraktar TB-2 nga Turqia.
Autoritetet nuk kanë bërë të ditur numrin e dronëve të blerë e as çmimin e tyre, por kanë thënë se me blerjen e tyre, Kosova “është edhe më e sigurt”.
Forca e Sigurisë e Kosovës, nga viti 2018, është në proces të shndërrimit në ushtri.
Është e paraparë që deri në vitin 2028, ajo t’i arrijë të gjitha kapacitetet operacionale për, siç thuhet, “ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, si dhe të qytetarëve, pronave dhe interesave të vendit”.
FSK-ja, aktualisht, ka rreth 2.500 pjesëtarë. Pas periudhës së tranzicionit, ky numër pritet të rritet në mbi 7.500 dhe të përfshijë pjesëtarë aktivë dhe rezervistë.
Me këto qerret ,po i bën karshillik ky debili neo-enverist i kosovës ?
Ju vazhdoni grini sallat kot, jo enverist apo turkoshak e karlleqe te tilla, kur fare mire eshte e kuptushme qe Kurtit per enverzma e turqizma as qe i rruhet fare!! Kurti po ben ate qe eshte me mire per Kosoven e shqiptaret atje, madje edhe per serbet qe jane poshte Ibrit ndihen me mire, te tjerat jane idiotesira, traplleqe qe disa i marrin me lehtesi neper goje çdodite prej tellalleve mediatike. Kosova duhet te jete ne gjendje te mbrohet nga c'faredo lloj kercenimi Serb.Te beje te mundur qe Vuçiçet te mos fshihen pas Kosoves te pa mbrojtur, dhe te dine qe nuk do ta kene te lehte si me pare, e kjo behet duke rritur investimet ne mbrojtje, qe eshye saktesisht ajo qe po ben qeverria Kurti!!
Është e ditur qe Al bin turkoshaku është mashtrues e asgjë më shumë Është Al bin Kurtoviçi edhe veteran i rrejshem i UÇK Çka duhet tjeter te jetë???!!!
Albin Kurti po perpiqet me te gjitha forcat per prosperitetin e Kosoves. Artikullshkruesja qe po kerkon te dije se sa para jane mbledhur ne kete fond, si dhe cfare ( dhe sa ) pajisjesh luftarake jane blere, gje qe perben nje sekret shteteror, aludon se keto para po keqperdoren nga qeveria, pra kerkon te aludoje per korrupsion. Ngado qe te gerricin, deri me tani eshte qeveria me e paster, me vizion dhe dhe patriote se gjithe qeverite e deritanishme ne trojet shqiptare. Jo si qeveria Rama qe te gjithe vartesit e tij, kush me shume e kush me pak jane zhytur ne pellgun e korrupsionit, ngersa ky vete ( Ali Babai ) na qenka " i paperlyer ".