
46 pjesëtarë të komunitetit serb iu bashkuan Policisë së Kosovës, pas konkursit për plotësimin e pozitave vakante në drejtorinë për rajonin e veriut të Kosovës.
Mirëpo, duket se ky vendim nuk është pritur mirë nga të gjithë, pasi policët me familjet e tyre kanë marrë kërcënime për t’u larguar nga Kosova.
Në një lidhje me Skype për emisionin ‘Ballkan Update’, eksperti i sigurisë, Bedri Elezi është ndalur më në detaje te kjo situatë, duke theksuar se ata thjesht donin të jepnin kontributin e tyre në katër komunat me shumicën serbe.
Sipas tij, kjo situatë ka alarmuar faktorët ndërkombëtarë, të cilët kanë krijuar një marrëdhënie shumë të mirë me Beogradin.
“Policia e Kosovës ka arritur të rekrutojë gati 40 policë të cilët vijnë nga komuniteti serbë dhe ata kanë studiuar të gjitha trajnimet profesionale për t’u bërë pjesë e policisë së Kosovës dhe për të dhënë kontributin e tyre në katër komunat me shumicën serbe.
Ata kanë studime profesionale dhe kanë arritur të veprojnë që të jene pjesë e policisë së Kosovës.
Mirëpo, ata kanë pasur probleme dhe janë kërcënuar që të largohen nga trojet e Kosovës, ata dhe familjet e tyre. Ata janë alarmuar dhe sidomos faktorët ndërkombëtarë, të cilët kanë krijuar një marrëdhënie shumë të mirë me Beogradin”, tha Elezi.
Megjithese me vonese, komuniteti nderkombetar duhet ta kete kuptuar se kush eshte per destabilitet ne Kosove e me gjere. Jane pikerisht bandat serbe te perkrahura e mbeshtetura nga Serbia. Mjaft e moret me te mire zjarrvenesin e rajonit, I cili pasi organizoi barrikadat ( nepermjet Listes Serbe, kryetari I se ciles qendronte ne krye te barrikadave) , pasi me te drejte qeveria kosovare vendosi te zbatoje unifikimin e targave, per te cilen ishin dakorduar me pare, vazhdoi me terheqjen e zyrtareve lokale nga institucionet shteterore te Kosoves ( me urdher direkt te Vucicit dhe te paguar prej tij ) vendosi te pengoje zgjedhjet e reja te cilat do te mbaheshin ne komunat e Veriut, per shkak te boshllekut te krijuar prej tij, duke vazhduar me protestat e dhunshme ku u masakruan dhjetera ushtare te KFOR-it, policise se Kosoves e gazetare. Dhe dicka, eshte vendi I vetem ne Europe, bashke me Bjellorusine qe nuk bashkohet me sanksionet kunder Rusise dhe propoganda ruse eshte me e forte se kudo.