Riverifikim të Spiunëve të Sigurimit në çdo institucion. Kuvendi, urdhër për të gjitha zyrat!

25 Korrik 2023, 19:20Rajoni TEMA

Riverifikim të Spiunëve të Sigurimit në çdo

Institucioneve publike dhe atyre kushtetuese u është kërkuar të bëjnë riverifikim të pastërtisë së figurës për zyrtarët e pajisur më parë me certifikatë pastërtie. Kuadri ligjor përcakton se institucionet i dërgojnë kërkesa Autoritetit të Dosjeve duke eliminuar kështu mundësinë që persona që kanë qenë bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit në kohën e komunizmit, të jenë në administratë.

Në rezolutën që Kuvendi miratoi pak ditë më parë për Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit kërkohet specifikisht në pikën e dytë ky riverifikim.

“Autoriteti të raportojë për përfundimet dhe pengesat ligjore që ka hasur Autoriteti gjatë zbatimit të ligjit nr. 45/2015 lidhur me verifikimin e figurave të zyrtarëve të pajisur më parë me certifikatë pastërtie figure. Pas ndryshimeve ligjore që sollën shfuqizimin e komisioneve “Bezhani” e “Mezini”, Autoriteti të bashkëpunojë me institucionet kushtetuese dhe autoritetet publike, me qëllim që t’i drejtohen Autoritetit me kërkesë për riverifikim të figurës së zyrtarëve të pajisur më parë me certifikatë pastërtie”, thuhet në rezolutë.

Ndërkohë është kërkuar gjithashtu që ky institucion të vijojë punën me ndërtimin e databazës së detajuar për personat e zhdukur, e cila do të shërbejë si Regjistër i Personave të Zhdukur për nisjen e procesit të identifikimit dhe rikuperimit, si dhe për krijimin e databazës së ADN-së së të afërmve të personave të zhdukur.

Në një tjetër pikë autoritetit i kërkohet që të vijojë me informimin e studiuesve dhe mediave të interesuara për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, si dhe garantimin e shqyrtimit dhe dorëzimin e dublikatave të tyre te kërkuesi brenda afateve kohore të përcaktuara në aktet nënligjore të dala në zbatim të ligjit organik nr. 45/2015 i ndryshuar.

Pika pesë e rezolutës ndalet në sistemimin dhe vijimin e procesit të digjitalizimit të dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit të mbledhura nga institucionet arkivore në vend në arkivin e vetëm të Autoritetit. Po kështu të përmirësojë procedurat e brendshme për trajtimin e kërkesave individuale, institucionale, studimore dhe qytetare, me qëllim shkurtimin e afateve kohore të shërbimit të dokumentacionit.

Në fund është kërkuar që Autoriteti të bashkëpunojë me Institutin e Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri dhe t’i krijojë lehtësira në punën e tij për të përmbushur detyrimet që burojnë nga neni 5 i ligjit nr. 10 242, datë 25.2.2010, “Për Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri” në masën dhe për qëllimet që lejon neni 26 i ligjit nr. 45/2015 i ndryshuar. /Monitor

11 Komente

  1. j
    jetnor

    Pirdh se lerohesh i thone kesaj, kjo pune duhej bere qe ne fillimet e demokracise qe te mos mernin pushtet se tani gjysmat kane vdekur te tjeret jane ne pension.

    Përgjigjjuni
    1. k
      km

      Ngrini permendore per heronjte spiune te CIA,UDB,ASFALISE,INT.SER.,KGB,SIMetj,qe na sollen keto dite te lumtura ne nje shqiperi te begate me ...droghe,krim,prostitucion.Poshte sigurimit i shtetit qe luftoi pa' meshire spiunet,ATA qe luftuan kunder Shqiperise,per Lirine e saj.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Latif Dreqi.

        Prisni dhe ca. Prisni sa te vdesin edhe ata pak te persekutuar, pastaj kerreni ne pazar ish spiunat. I ndjeri SHOSHORI, vuri gishtin mbi spiunin Sali Ram Berisha qe e spiunoi dhe shoqeria maloko-shpellare vazhdon ti lepij sumen

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lisi

          E kemi mësuar edhe ne zgjedhësit zanatin këto 30 vjet: ky stili quhet "me të hedh hi syve" ...! Sigurimsat skane me takat me na bo dom se jane me nje kembe ne varr qe te gjithe ....ne sot na duhet verifikim mbi foltoristët dhe patronazhistët ne administratë...

          Përgjigjjuni
          1. G
            Genti

            Kuvendi duhet ta filloje me Kuvendin se pari pastaj ta shtrije ne gjithe institucionet.

            Përgjigjjuni
            1. U
              Uka

              E keni plot nga Akademia e Shkenca ne Universitet me spijune te Sigurimit

              Përgjigjjuni
              1. A
                Andrea

                Filloni me Akademine e Shkencave. Aty keni spiunin me te felliqet JORGAQ KACANI, alias GAQI KACANI. Kerme akademike, hajdut , zorraxhi, s'la sekretare pa ja lyp e hyp.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tironsi i Vorrit Bomit

                  Mashtrimi i radhes ka 32 vjet qe qeveiset e Spiuna Sig.te Shtetit , 100% te spiunave tesigurimit i ka pase ne pronesi Sali Berisha. Ne cdo post ne Kryesi te P.D- se , kryetar degesh, Deputete , Minista Zv,/ Ministra Prefete , Ambasadore Drej.te Org . Kushtetues te Gjygjesor, Prokurori , . Me Spiuna nuk qeveriset sioas platformrs se Diktatorit Ramiz Alia marre persiper nga Sali Berisha, kurre nuk ka hajer ky popull me modeli e mesiperm...

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje