
Dy pilotë grek kanë humbur jetën në krye të detyrës, teksa po përpiqeshin të shuanin flakët në zonën e Karistos.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme dhe shkak për aksidentin është bërë terreni i vështirë, i rrethuar me flakët dhe i ndihmuar nga era e fortë.
Dy pilotët ndodheshin në një avion ujë-lëshues ‘Canadair’, por fatkeqësisht ata kanë vdekur në vend.
Canadair u rrëzua në një luginë në fshatin Potami dhe u humb nga radarët.
Ditët e fundit Greqia është zhytur nën një periudhë të nxehtësisë ekstreme, duke shkaktuar zjarre masive në shumë pika turistike. Ndërkohë zjarrfikësit vazhdojnë luftën për shuarjen e flakëve.
Meqense e ka emrin Canadair kjo nuk do te thote qe eshte avion Kanadez. Eshte njesoj sikur te thuash qe gjelat e detit rriten ne det.
Avioni eshte vertet prodhim kanadez... https://en.wikipedia.org/wiki/Canadair_CL-415
O gazetar, as me perkthy nuk dini, pa le te shkruani. Haaaa o hudh avjoni me not zhyt dhe ka ngec tek gropa liqenit