Koloneli italian kujton 29 majin në Veri të Kosovës: Po të mos ndërhynte KFOR-i pasojat do ishin të mëdha

25 Korrik 2023, 10:53Rajoni TEMA

Koloneli italian kujton 29 majin në Veri të Kosovës: Po të

Tensionet në Veri të Kosovës nisën më 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit, hynë në ndërtesat komunale nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.

Kjo u kundërshtua nga serbët lokalë. Tensionet përshkallëzuan më 29 maj, kur pjesëtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, u përleshën me protestuesit serbë. Për pasojë pati dhjetëra të lënduar nga të dyja palët.

Mesin e 29 ushtarakëve të KFOR-it të lënduar si pasojë e dhunës ishin edhe 4 ushtarë të ushtrisë italiane. Duke kujtuar 29 majin koloneli italian i cili është edhe komandanti i regjimentit të 9-të Alpini, Mario Bozzi ka potencuar se pa praninë e ushtarëve Italian të cilët ndërhynë mes demonstruesve serbë dhe policisë kosovare, përfundimi i atij sulmi do të “ishte shumë më i rëndë, me pasojë shumë më të mëdha për të gjithë pjesëmarrësit”.

Për dhunën e 29 majit ishte deklaruar edhe Gjenerali i divizionit Angelo Michele Ristuccia, komandant i kontingjentit të KFOR-it, i cili ishte njeriu më i ngarkuar në Kosovë gjatë atyre ditëve.

Sipas tij po të mos ishte KFOR-i i cili ndërhyrë parandalojë ekslaimin e protestës së dhunshme mund të kishte edhe të vdekur.

“Për të qenë edhe më i saktë, them se nëse nuk jemi sot këtu për të mbajtur zi për të vdekurit në mesin e popullatës serbe apo në mesin e policëve shqiptarë, kjo është për shkak se KFOR-i ndërhyri dhe arriti të rivendosë qetësinë”, theksoi ai

Gjenerali italian kishte kujtuar edhe një moment të vështirë me 15 policë kosovarë, të cilët kishin mbetur të bllokuar brenda tre automjeteve të blinduara për orë të tëra.

“Protesta kishte dalë jashtë kontrollit të vetë demonstruesve serbë dhe po të kishte ndërhyrë policia kosovare situata do të përkeqësohej edhe më shumë. Ndaj ne ndërhymë, siç e kërkon rregullorja e angazhimit të mandatit tonë, për të lejuar largimin e tre automjeteve”, vijon ai duke ritreguar ngjarjet e 29 majit.

1 Komente

  1. L
    Lerini mer kto Politika Putanash !

    Kjo eshte njelloj si me then : Nqs S'do nderhynte Shba-Angli -Rusi ne LIIB kunder Makinerise Naziste , Hitlerianet do kishin bere Gjenocide te papara ne te gjithe Boten !!!!!!!!!! _ SEpse behet qellimishte nji Politike e tille Putanash vs Shqiptareve ,prandaj kakarisin kaposhat serbe ne Veri te Kosoves . Sepse Te Fortet c'armatosen Shqiptaret ,qellimishte per te krijuar Situata te tilla ,Lojra Politike e Konflikte ne Ballkan ,duke c'armatosur Shqiptaret si ken bere ne Shekuj Europianet dhe nga ana tjeter kan nxitur e armatosur serbet , te cilet kan ber Trimin me popull te Paarmatosur . _ Armatosini Shqiptaret dhe Shikoni si ul koken poshte kaposhi serb dhe kakarit ne halene e vet ,madje as syte s'guxon t'i hedh nga Shqiptaret .Te pafytyre ,keni qen e do jeni ,me te tilla Politika Kurvash . Po na tregoni se jeni Ju pa ,nuk ndodh Konflikte ne Kosove . Aramatose Kosoven pra dhe pirdhuni nga keni ardhur me gjithe pordhet prej gangsterri qe leshoni pas . Ku mendojne se jan kta dhe me cilin popull kan te bejne ! Ju a njohim ne shqiptaret surratin mire Juve te Gjithve bijve te Kurves Plake se cfar jeni

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje