Hoti: Kosova kurrë s’ka qenë më keq

25 Korrik 2023, 15:00Rajoni TEMA

Hoti: Kosova kurrë s’ka qenë më keq

Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti shkruan se Kosova asnjëherë nuk ka qenë më keq në shumë drejtime.

Përmes një shkrimi në ‘Facebook’, Hoti ka përmendur politikën e brendshme e të jashtme, sanksionet e vendosura, kontrata njëburimore për projekte kapitale, investimet kapitale.

''Kosova kurrë nuk ka qenë më keq në politikën e brendshme e të jashtme.
Kurrë nuk ka pasur sanksione dhe kurrë nuk i ka pasur të cenuara raportet me aleatët.
Kurrë nuk ka pasur më shumë kontrata njëburimore për projekte kapitale.


Kurrë nuk ka qenë më keq gjendja me investime kapitale në rrugë e në projekte të tjera.


Kurrë nuk ka qenë më i dobët bashkëpunimi i Qeverisë me komunat.
Kurrë nuk ka qenë më i keq bashkëpunimi mes Qeverisë dhe sindikatave e shoqërisë civile.


Kurrë nuk ka qenë më e mbyllur e më linçuese Qeveria ndaj mediave.
Kurrë nuk janë sulmuar deputetët e opozitës në parlament nga Qeveria.
Kurrë nuk janë mbyllur spitalet rajonale apo klinikat e QKUK-së për operacione të pacientëve.


Kurrë nuk ka qenë gjendja më keq në komunat në veri se tani.
Si rezultat, kurrë më shumë qytetarë nuk kanë emigruar se në këto dy vite (përveç gjatë viteve të 1990-ta). Kurrë më shumë qytetarë sesa tani nuk kanë shprehur gatishmëri për të emigruar: 57% e qytetarëve duan të emigrojnë'', shkruan Hoti.

6 Komente

  1. s
    shkumbin

    KOSOVA KURRE SKA QENE ME ZI... Sa te jete qeveria e ndyre Kurti me zi dhe e percare do te jete kundra SHBA dhe BE, i dhier por krenar.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rash

      Kurre...

      Përgjigjjuni
    2. a
      anti anarkisti

      Duhet të ndalim gjëmën dhe këtij pushteti shkatërrues, izolues e emigrues tu themi thefshi qafën në rrugë pa kthim dhe kurrë mos u kthefshi në Kosovë. Për dy vjettë u bëmë kombi më pa shpresë në botë dhe tash jemi në situatë të viteve të 90 dhe pa asnjë shkrëndi përmirësimi. Na ka kapluar vafëria, nepotizmi, emigrimi, pa punësia dhe dhuna shtetërore etj. I kanë shpall NON GRAT-a UÇK, shtetin e Kosovës dhe atë amë Shqipërinë, miqtë çlirimtarë SHBA dhe BE dhe po përkrahin armiqtë Serbinë, Rusinë, Hungarinë, Greqinë etj. Me veprime të sinkronizuara me ndërmjetësuesin anti shqiptar Radojçiqin po e ndihmojnë regjimin serb - gjenocid të Vuçiqit, dhe të pushtetarëve të Kosovës me ide kundër kombëtarë.

      Përgjigjjuni
      1. p
        prishtina

        Si qytetar i prishtines asgje nuk po e ndjej qe ne kete qeveri kurti po jetojm me keq se ne qeverit tjera,se paku tani ka me pak korupcion dhe me pak hajni,

        Përgjigjjuni
        1. e
          emigranti

          Kukuvajka Hoti , nje njeri pa personalized, " Yes Man ", I cili ashtu si paraardhesit e tij e la Veriun e Kosoves ne dore te bandave te komanduara nga Vucic, pikerisht tani qe kerkohet mbeshtetja maksimale per qeverine kosovare, mundohet me te gjitha forcat per te ngjallur pakenaqesi, duke i bere nje sherbim te madh Vucicit, i cili ne te kundert gezon mbeshtetje nga opozita serbe per destabilizimin e Kosoves. Ne keto kushte Perendimi duke pasur nje Kosove me nje opozite te tille qe per interesa te ngushta shesin interesin kombetar perballe nje Serbie ku pozita dhe opozita kane te njejtin qendrim lidhur me Kosoven e ka me te lehte te mbeshtese Serbine dhe te ushtroje presion mbi Kosoven, pasi interesi i tyre eshte per momentin eshte paqja ne rajon, duke kaluar ne plan te dyte e drejta e Kosoves per te ushtruar sovranitetin ne territorin e saj.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Afrimi

            Hoti, kryeminister per te qeshur Kukull fshatare Puthadore pa koqe

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje