
Autoritetet greke kanë konfirmuar vdekjen e dy pilotëve të cilët ndodheshin në bordin e avionit Canadair që po punonte për shuarjen e flakëve në fshatin Platanistos në Evia.
Ata janë kapiteni 34-vjeçar Christos Moulas dhe nëntogerit 27-vjeçar Periklis Stefanidis.
E gjithë skena e rëndë e rrëzimit të avionit u filmua live në kamera nga televizionet që po raportin mbi situatën nga zjarret.
Dy pilotët kishin vetëm nëntë sekonda për të reaguar nga momenti kur avioni goditi degën e një peme. Menjëherë pas incidentit avioni u rrëzua në tokë dhe shpërtheu në flakë, duke bërë që shanset për shpëtimin e dy pilotëve të ishin të pamundura.
Lini një Përgjigje