Kurti i vë kusht BE-së: Nuk mund të ketë zgjedhje para se të shtensionohet situata në veri

26 Korrik 2023, 12:27Rajoni TEMA

Kurti i vë kusht BE-së: Nuk mund të ketë zgjedhje para se

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës nuk mund të zhvillohen pa u shtensionuar situata në atë zonë. Por, ai shtoi se Kosova është duke i kryer përgatitjet për zgjedhje të parakohshme në këto katër komuna.


“Nuk besoj që dikush pret që pa u bërë deeskalimi i plotë të ketë zgjedhje në veri, por natyrisht që ne e vazhdojmë punën edhe më tutje. Ne jemi duke u përgatitur që të ketë zgjedhje të parakohshme”, tha Kurti.

Zgjedhjet e parakohshme në katër komunat në veri të Kosovës – Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut – janë kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar për shtensionim të situatës në veri, që është përkeqësuar dy muaj më parë.

Në këto komuna të banuara me shumicë serbe, kryetarët e rinj të dalë nga zgjedhjet e bojkotuara nga Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – janë shqiptarë. Serbë lokalë kanë protestuar që nga 29 maji kundër hyrjes së tyre në objektet komunale.

Më 11 korrik, Bashkimi Evropian konfirmoi se Kosova do të mbështesë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore, si pjesë e veprimeve për të shtensionuar situatën.

Kurti ka thënë se Qeveria e Kosovës është “e interesuar që zgjedhjet të mbahen sa më parë”, por shtoi se “kjo që do të ndodhë është jashtë përvojës tonë institucionale”.

“Në do të sigurohemi që kjo përvojë e re që do ta kemi me ndërprerjen e mandatit të këtyre kryetarëve në veri të ketë mbështetjen dhe garancitë ligjore dhe procedurale. Pra, duhet të sigurohemi që procesi i tillë të jetë aq e sigurt saqë të jetë e pasfidueshëm në kuptimin legal dhe juridik”, tha Kurti, gjatë një konference për media.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se zgjedhjet e parakohshme mund të zhvillohen nëse 20 për qind e votuesve në një komunë nënshkruajnë një peticion për largimin e kryetarit të asaj komune.

Ky peticion, sipas Krasniqit, më pas do të dërgohej në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ), që do ta verifikonte atë dhe më pas do të niste një referendum me pyetjen se a duhet të shkarkohet kryetari.

“Në këtë referendum duhet të marrin pjesë të paktën 50 për qind e trupës votuese, plus një. Kështu që kjo është baza ligjore që del dhe buron nga Ligji për vetëqeverisje lokale”, tha Krasniqi.

Më parë, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, kishte thënë se nuk është i sigurt që ekziston një bazë e përshtatshme ligjore për shpalljen e tyre.

Kurti gjithashtu tha se pret që masat ndëshkuese të ndërmarra nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës të tërhiqen sa më shpejt.

Masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës përfshijnë: suspendimin e përkohshëm të punës së trupave të krijuara në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe suspendimin e vizitave bilaterale, përveç atyre që fokusohen në adresimin e krizës në veri të Kosovës në kuadër të kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Burimet diplomatike nga BE-ja i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se heqja e masave ndëshkuese që Bashkimi Evropian i ka vendosur Kosovës do të varet nga zbatimi i obligimeve që ka marrë Prishtina dhe hapat e tjerë që priten nga autoritetet në Kosovë për vazhdimin e përpjekjeve për të ulur tensionet në veri.

Kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, dhe i dërguari i BE-së për dialogun mes dy vendeve, Mirosllav Lajçak, arritën një dakordim për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës, gjatë një takimi më 10 korrik në Bratisllavë.

Kurti tha se "në veri të Kosovës, nuk mund të mohohet një lloj deeskalimi që tashmë ka ndodhur", por shtoi se tani Qeveria e Kosovës është e shqetësuar nga "potenciali i ri-eskalimit".

"Ri-eskalimi nuk varet prej neve. Ju e keni garanci Qeverinë e Kosovës, organet tona shtetërore, mua si kryeminstër që me asgjë, asnjëherë, askund nuk kontribuojmë në eskalim", tha Kurti, duke shtuar se "nëse ka eskalim, atëherë adresa është Beogradi zyrtar".

Një ditë më parë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se autoritetet në Kosovë nuk duan zgjedhje.

“Lërini të bëjnë punën e tyre, por ata as nuk i duan ato zgjedhje, nuk duan asgjë”, tha Vuçiq pas ndjekjes së fazës përfundimtare të trajnimit të pjesëtarëve të Forcave të Armatosura Serbe./REL

11 Komente

  1. k
    k

    I dhier dhe krenar, zgjebarak- flutarak. Vetëm këtë perkufizim meriton ky tyta.

    Përgjigjjuni
    1. k
      kelti

      Ky krrici tani qe bleu nje dron do pushtoi Serbine,po e kruan b*then shum por do pesosh rende o pler...

      Përgjigjjuni
      1. s
        specialisti

        Lesh e li. Hajde zgjidhe kete situate. Njeri hedh nje fjale , tjetri nje tjeter. Vete e bene Kushtetuten dhe e kane lene me klauzola, jo koncize. Edhe Asosacionin do e hesh poshte Gjykata Kushtetuese, per menyren qe mund te bien dakort. Shtet i ri por pa stabilitet juridik. Pa pervoje. Hartuesit kane dal nga shkollat serbe, sepse shkollim tjeter nuk kane patur. Te shohim. Vetem lufte ne rajon te mos kete.

        Përgjigjjuni
        1. Roberto

          O Albin Kurva. Kush je ti mor bythqire ti vesh kushte komunitetit nderkombetar. Te ka ardhur fundi o llum i Vetvendosjes bashke me satelitet e mutit qe hedh verdalle neper portale,rruge,tv etj. Je komplet i mbaruar. Prit sa te dale vapa dhe do e shohesh te s'emes nga ke dale o qen pa bisht.

          Përgjigjjuni
          1. U
            UÇK

            Ky mashtruesi ordiner hajn e faqezi se bashku më Osmanoviçken Konjfciçin Shfarcin dhe Mimozë Zdravon nuk janë te zotet më u vu kushte grave dhe burrav te tyre e po i vejkan kushte BE Te gjithë keta se bashku më rrugaqet e VV jan vetem mashtrus faqezi hajna dhe argat te shkjaut Radojçiç Kete e kan deshmu keta mashtrues më qeverisjen ZDRAVO në krye më mashtrusin Kurtoviç

            Përgjigjjuni
            1. O
              Ok

              Me duket se po r Krun shume or Al-Bin.Mos vere kushte se do ti heqin te gjithe Konpetencat qe ke,ja japin KFORIT,dhe Vate Kosova Republike.Mos e kruj me Francen dhe Gjermanet,mos kujtoni se na duan dhe vdesin per ne,por Fatkeqsisht per Kosovaret duhet bere sic thone ata,perndryshe ato ti fusin te dyja Kembet ne nje kepuce or Al-Bin djali.Shume po te durojne,mos harro je Kryeminister i nje Shteti vetem 1,5 miljone Shqiptare,te tjeret jane Serbe,Boshnjake,Turq dhe Rome.Bej sic thote EU,ose do te bejne te paberen,or Al_Binke.

              Përgjigjjuni
              1. G
                Gjirokastriti

                Kurti po ben te pamunduren qe veriu i kosoves ti kaloje serbise.

                Përgjigjjuni
                1. e
                  emigranti

                  Kurti nuk po i ve kusht BE per deeskalim te situates para shpalljes se zgjedhjeve, por kjo eshte domosdoshmeri pasi nuk mund te kete zgjedhje te lira nen presion. Dihet gjithashtu se ky presion vjen gjithnje nga Serbia.

                  Përgjigjjuni
                  1. m
                    mos me paragjykoni !

                    Po mire, nderkombtaret kerkojne zgjedhje per çtensionim te situates ne veri, nders krieministri Kurvi thote pa u çtensionuar situata nuk ka zgjedhje megjithate ne vazhdojme pergatitjet! Moret veshe gje ju, se nuk as e kam kuptuar e as e kuptoj Kurtin, me perjashti qe dashnoren e kishte serbe (mire u a beri serbeve!) Gruan e ka nga vendet skandinave me duket; ishin mbaruar femrat shqiptare kur vendosi ky te martohesh, vete eshte pjese e radiove dhe televizioneve serbe qysh kur gjoja ishte ne bur ne Beograd dhe shqipot e kombit kosovar e duan, e duan si kripen ne gjelle se ashtu jane te gatuar...

                    Përgjigjjuni
                    1. k
                      kola

                      malok rrkmxh po mire tu bohet ko.evareve se vet e zgjodhen.

                      Përgjigjjuni
                      1. U
                        UÇK

                        Glauku e ka marr primatin e mashtrusit dhe rrugaqit në krye te kuvendit Nji injorant idiot dhe faqja e zezë në kuvend dhe në Kosovë Konjufcviçi

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje