Një ndryshim strategjik me rëndësi historike dhe një tregues i frymës evropiane - kështu e përshkroi presidenti i Francës, Emmanuel Macron, marrëveshjen me Serbinë për blerjen e avionëve luftarakë francezë.
Me marrëveshjen me Francën për blerjen e 12 avionëve “Rafale”, Serbia, për herë të parë, do të ketë avionë perëndimorë për aviacionin e saj ushtarak.
Për ish-ministrin serb të Mbrojtjes, Dragan Shutanovac, ky është një sinjal se ky vend dëshiron të standardizohet me NATO-n sa i përket aviacionit ushtarak.
“Kjo është një pikë kthese për aviacionin tonë, si dhe një pikë kthese politike. Është, padyshim, mirë politikisht e edhe më mirë ushtarakisht”, thotë Shutanovac.
Serbia bashkëpunon me vendet anëtare të NATO-s përmes programit të Partneritetit për Paqe që nga viti 2006, por zyrtarët në Beograd këmbëngulin se vendi është ushtarakisht neutral.
Kur Ministria e Mbrojtjes e Serbisë njoftoi në muajin prill për negociatat me Francën për blerjen e avionëve “Rafale”, ajo tha se kjo nuk nënkupton ndryshim të orientimit ushtarak të vendit.
Shutanovac thotë se që nga fundi i viteve 1950 - kur në kohën e Josip Broz Titos, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dërguan një numër të caktuar avionësh luftarakë amerikanë - ish-Jugosllavia dhe më vonë Serbia zgjodhën kryesisht armë nga Lindja.
“Nuk ishte vetëm çështja e mbrojtjes së vendit, por, në njëfarë mënyre, edhe një sinjal politik, në të cilin gjendej praktikisht Jugosllavia në atë kohë, e më vonë edhe Serbia”, thotë Shutanovac për Radion Evropa e Lirë.
Viteve të fundit, Serbia u përball vazhdimisht me kritika nga Brukseli dhe Uashingtoni, për shkak të blerjes së armëve dhe pajisjeve ushtarake nga Rusia dhe Kina.
Sipas Ministrisë serbe të Mbrojtjes, ky vend, viteve të fundit, siguroi avionë modernë, sisteme raketore dhe elektronike, radarë dhe mjete luftarake nga vende të ndryshme, si: Rusia, Kina, Shtetet e Bashkuara, Spanja dhe Franca.
Blerje me vlerë gati tri miliardë euro
Blerja e 12 avionëve francezë dhe e mallrave dhe shërbimeve shoqëruese kap vlerën e 2.7 miliardë eurove.
Sipas presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, kjo është ndarja më e madhe e parave nga buxheti ushtarak i Serbisë.
Shutanovac, i cili është udhëheqës i Këshillit joqeveritar për Politika Strategjike në Beograd, beson se blerja e avionëve “Rafale” nuk është e diskutueshme, sepse Serbia “do të mbetej së shpejti pa aviacion luftarak, nëse blerja e avionëve të rinj nuk do të fillonte në kohën e duhur”.
Për të, vendimi për blerjen e këtyre avionëve është sa politik, aq edhe mbrojtës.
“Politik, sepse Franca, kohët e fundit, ka treguar një mirëkuptim shumë më të madh për Serbinë dhe interesat e saj. Nga ana tjetër, ata avionë janë të tillë që do të garantojnë sigurinë e qiellit mbi Serbi, në dekadat e ardhshme”, thotë Shutanovac.
“Nëse Serbia nuk do të kishte avionë të tillë në perspektivë, do të ekzistonte mundësia që qiejt tanë të mbroheshin nga dikush tjetër”, shton ai.
Sipas prodhuesit, avionët “Rafale” mund të kryejnë sulme ajër-tokë, si dhe sulme ajër-ajër dhe përgjime gjatë të njëjtit fluturim.
Në ueb-faqen e prodhuesit thuhet, gjithashtu, se avionët “Rafale” mund të fluturojnë pa u vënë re në hapësirën ajrore të armikut.
Serbia dhe Franca kanë të zhvilluar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes.
Nga kompanitë franceze, “Airbus Serbia” bleu helikopterë me vlerë 105 milionë euro, dy avionë transportues C-295 me një çmim prej 66 milionë eurosh, plus 15 milionë euro për pajisje dhe trajnim të pilotëve, si dhe 18 sisteme kundërajrore “Mistral” me 50 raketa.
Garanci se nuk do të përfundojë në “duart ruse”
Në një konferencë të përbashkët për shtyp, këtë javë në Beograd, Macron dhe Vuçiq theksuan se marrëveshja për avionët “Rafale” vjen me garancitë se teknologjia e mbrojtjes perëndimore, nuk do të përfundojë në duart ruse.
“Të jeni të sigurt se ne bëmë gjithçka ashtu siç duhet, si me vendet e tjera që kemi bërë. Ka garanci dhe kam besim se ajo që e kemi vendosur, do të mbetet ashtu”, tha Macron.
Vuçiq tha se “për asgjë në botë, nuk do të ofronte transferim të teknologjisë”.
Serbia, që nga viti 2016, bleu në mënyrë intensive pajisje ushtarake dhe armë nga Rusia.
Prej se Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, ajo nuk bëri ndonjë kontratë të re për prokurimin e armëve, ndërsa disa nga dërgesat e mëparshme nuk i mbërritën, për shkak të luftës në Ukrainë.
Megjithatë, në shkurt, në Ditën e Shtetësisë, ajo shfaqi sistemin anti-dron për pengim elektronik, “Repelent”, nga Rusia, i blerë për nevojat e ushtrisë.
Atë sistem e prezantoi Vuçiq, i cili nuk specifikoi se kur është importuar, por tha se Serbia “e ka paguar shumë kohë më parë”.
Serbia nuk iu bashkua sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë nga Bashkimi Evropian dhe vendet e tjera perëndimore, për shkak të pushtimit të Ukrainës.
Por, në të njëjtën kohë, ajo e dënon vazhdimisht agresionin rus dhe dërgon ndihma humanitare në Ukrainë.
Një “dëshirë e vogël” për t’u distancuar nga Moska dhe për t’u afruar me BE-në
Para Serbisë, avionë “Rafale” bleu Kroacia, e cila ndau rreth një miliard euro për 12 avionë të përdorur.
Nga vendet e tjera në afërsi të Serbisë, “Rafale” ka edhe Greqia.
Vuçiç e falënderoi Macronin dhe tha “se jemi të lumtur që bëhemi pjesë e klubit ‘Rafale’”.
Fakti që Serbia po bëhet pjesë e klubit “Rafale” për ish-ambasadorin serb në Francë, Radomir Dikliq, është një lëvizje që shpreh “dëshirën e vogël të presidentit Vuçiq për t’u distancuar pak nga Rusia dhe për t’u afruar me Perëndimin”.
“Në anën tjetër, kjo i përshtatet shumë Francës, jo vetëm ekonomikisht, por edhe politikisht, sepse tani po pozicionohet si një vend që ka ndikim të madh në Serbi”, thotë Dikliq për Radion Evropa e Lirë.
I pyetur se përse e konsideron si një dëshirë të vogël, Dikliq thotë se “Vuçiq nuk e formulon kurrë plotësisht qëndrimin e tij politik”.
“Ai gjithmonë lë një hapësirë boshe, ku mund të kthehet më vonë, për t’u ulur shpejt nga një karrige në tjetrën”, thotë Dikliq.
Vuçiq përsërit vazhdimisht se angazhimi strategjik i Serbisë është anëtarësimi në BE, por, gjithashtu, thekson se Serbia nuk do të heqë dorë nga lidhjet e saj të ngushta me Rusinë dhe Kinën, si dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në vitet para pushtimit rus të Ukrainës, Vuçiq mbajti lidhje të ngushta edhe me presidentin rus, Vladimir Putin.
Serbia i nisi negociatat për anëtarësim në BE në fillim të vitit 2014.
Megjithatë, grupin e fundit të kapitujve e hapi në dhjetor të vitit 2021, para luftës në Ukrainë.
Ngecja në proces ndodh kryesisht për shkak të mospërputhjes me politikën e jashtme të BE-së, e sidomos për shkak të mosvendosjes së sanksioneve kundër Rusisë./ REL
Avionet Rafael Jane vec per zhvillimin e turizmit ne serbi,se Jane prapa.
PUTINI brenda javes ka gjithe programing e prodhimit te ketyre avjoneve. Nuk ja jep Vucici por minitri i tij i mbrojtjes qe eshte konja e Putinit por qe vete Vucici nuk dinte gje. Macroni e di shume mire gjithe prapaskenen por edhe ai beri me te mire e mundshme per...Francen. Evropa ka qene, eshte, dhe do te ngelet nje KURVE!
Tema nuk është e vërtetë se ka nuk kanë pas asnjëherë avionë perëndimor. Kanë pas amerikanë, kanadezë, Tito madje e luante me të gjitha palët. Kanë pasur F-84G amerikanë (madje shumë) ekuivalent i Mig 15 dhe F-86D equivalent të MiG 17... Madje një të tillë e kanë ulur në Rinas MiG 19 Shqiptarë. Të gjithë këta (~300 copë) i kanë hequr nga qarkullimi dhe pastaj kaluan në modelet e veta Soko J4,6 Gasrtreb, Soko J21 Jastreb dhe Soko J22 Orao (prodhuar me Rumaninë). Si dhe T33 për training (si ai në GJ muze). Më vonë kaluan në MiG 21 (shumë copë) dhe MiG 29 një skuadrilje. Më përpara reaktivëve kanë pasur shumë lloje perëndimor Helikë.
AL duhet urgjent të formojë aviacionin me krahë fikse dhe duhet kaloj tek F16 sa më parë. Si fillim versione të thjeshtë C/D, E/F që gjenden lirë sot.(minimalisht një skuadrilje). Më vonë në më të sofistikuar brenda 10-vjeçarit, Block 52, 60, 70 dhe ose Viper. F16 e bën punën dhe është shumë i shkathët për gjeografinë e AL. Me forcimin e ekonomisë ka dhe më të sofistikuar...
Ku t'i gjeje Shqiperia leket per avione ore "eksperti" i aviacionit? Shqiperia mezi po paguan pensionet se drejtohet nga qeveri hajdutesh inkompetente qe vjedhin popullin, ti dashke avione.
Po mos të vjedhin o shoku! Rezulton se vidhen 1miliardë €/ vit ... Me aq bëhet jo një por 3-4 skuadrilje ... Nuk i dua unë avionët. Por o do nevojë, situata gjeopolitike dhe përreth. Pa llogaritur fare se i ke dhe ca me detyrim për të investuar në ushtri... 2% të GDP-së në NATO. 25miliardë deklarojnë. 500milionë duhet ti investojnë më detyrim në vit. Me një plan 5-10 vjeçar bëhen. Nga 10-30milionë bën një i përdorur... Vetëm me aq sa vodhën më inceratorët apo më rrugët bëhej madje shumë kollaj.
me pak fjale franca i dhuron rusise avionet e tyre dhe me kete rast rusia meson nga tekonologjia perendimore.
Si the o detar , Rusia mëson nga teknologjia perëndimore ?! Hahahaha , sa kam qeshur . Ndoshta perëndimi duhet të mësojë nga Rusia për aeronautikën ushtarake . Nuk ka asnjë avion modern perëndimi , që të mos e ketë dhe Rusia ose Kina , ekuivalentin e tij .
E kuptoj nostalgjinë tënde o inxhiniero. Por perëndimi është sot më i përparuar nga të dy të sapërmendurit... Ndoshta më parë Rusët kanë qenë më competitive por sot në mënyrë katërcipërore është perëndimi më i përparuar... Po të përmend këtu... F-22, F35, B-2, B-21 që dhe pse i kanë kopjuar nga gjeometria, sidomos kinezët janë larg teknologjisë reale. Po të përmend modele të tjera që në fakt janë me këta më konkurues duke përfshirë Rafale, Eurofighter, SAAB Gripen Jas-39, F-15. Por dhe më përpara e ka treguar koha dhe konfliktet se kanë qenë më superior... Si F-111 Aardvark (Su-24 kopje gjeometrike por jo performance), SR-71 (Blackbird), MiG-25 interceptor për të por që se kapte dot për nga performance. F-117 Nighthawk i pari stealth (që dominoi modelet e Sukhoit dhe MiG në luftën e gjirit). F-15 dhe pse 30 vjet dominant.. Dhe mos harro se dhe pse kanë nxjerrë modele goxha impresionuese si Kina dhe Rusia perëndimorët kanë ende shumë avantazh. Në sisteme aktive-pasive, sigurie, dhe deri më sot edhe kompjuterike... Ka dhe shumë të tjera por më kaq për tani
Ja dhe rusofili bythlepires i Putanes. Rusia te furnizoje popullin e vet me hale nje here se e ka PBB-ne per fryme sa Kazakistani, pastaj te kape Perendimin per teknologji aviacioni.
Mos e ngattërro Rusin me Bashkimin Sovjetik o ti inxhinieri i komunizmit. Se paske mallëngjim për ta. Nuk shef që e kan izolu Rusin e mirret me popullin dhe territoret e veta në Ukrain. Kina?, po, nëse ua kthejnë kinezëve manxhorin. Por edhe Turqia ( varësisht se sillet perendimi me ta ). Të vetmën shpresë kan Iranin ( nëse këta kan guximin dhe sulmojn israelin). Deri atëherë me siguri Gjermania do të rikëmbet ( kur ta fut Francen nën kthetra, se këta të fundit gjela janë dhe po e dëshmojn haptas në ditët e sotme).
Gjermania nuk eshte me e mire se gjelat mendjemedhenj te Frances. Para pak kohesh kancelari gjerman Opilaf Sholc shkoi ne Serbi per ta mbeshtetur Vucicin per litiumin se i duhet per makinat elektrike te Gjermanise. Te gjitha shtetet interesin e vet shohin, Franca, Gjermania, Amerika, Anglia etj etj
Si the o detar , Rusia mëson nga teknologjia perëndimore ?! Hahahaha , sa kam qeshur . Ndoshta perëndimi duhet të mësojë nga Rusia për aeronautikën ushtarake . Nuk ka asnjë avion modern perëndimi , që të mos e ketë dhe Rusia ose Kina , ekuivalentin e tij .
E vetmja gje qe ka Rusia e dhjere me shume se Perendimi, jane helmuesit neper cajra per opozitaret e Putanes. Nje diktature e dhjere qe nuk ja do as aleati me i ngushte serb avionet se kane 2 vjet s'po mbarojne operacionin e shpejte dy ditor ushtarak ne Ukraine.
Rusia ska bithe ta kopjoje por kaq ta pret mendja komuniste-islame ty… por rusia meson pikat e dobeta te aeroplanit dhe sistemin e radarit/komunikimit.
Si mund te jete e sigurt Franca se teknologjia e disa prej avioneve me te mire luftarake ne bote si Rafale nuk do perfundoje ne duart e Rusise nepermjet Serbise?